Futboll Seria A Sport

“U SHOKOVA”/ Shoferi nxjerr BLLOF ish-gruan e SHQIPTARIT që denoncoi CR7 për PËRDHUNIM

Në lidhje me denoncimin e bërë nga Kathryn Mayorga për përdhunim kundrejt Cristiano Ronaldos ka deklaruar edhe shoferi i limuzinës që ka marrë 34-vjeçaren nga hoteli, ditën kur ka ndodhur ngjarja.

Futbollisti i njohur portugez është bërë qendra e të gjitha mediave pas akuzave për përdhunim. 34-vjeçarja, Kathryn Mayorga akuzon Cristiano Ronaldon se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, pas një nate të gjatë në një club.

Lajmi u publikua nga gazeta gjermane “Der Spiegel” e cila do të përballet në gjyq me Ronaldon, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje. Mirëpo së fundmi ka dëshmuar edhe shoferi i limuzinës që ka marrë 34-vjeçaren nga hoteli, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Shoferi Vince Humphrey është shprehur se Kathryn dukej e lumtur dhe e ngazëllyer pasi kishte bërë seks me futbollistin.

“Gruaja që bëri atë pretendim ishte duke qeshur e lumtur dhe e ngazëllyer pas largimit nga dhoma e tij e hotelit. Ajo tha se ai ishte i sjellshëm. Ishte aq e ngazëllyer sa madje më tregoi se si do t’i quante fëmijët e saj të ardhshëm me Ronaldon. Disa ditë më vonë dëgjova se ajo i kishte thënë policisë se Ronaldo e përdhunoi. Isha i shokuar,”- është shprehur shoferi në deklaratën e tij.

Pas kësaj deklarate ndoshta hetimet do të marrin një kthesë tjetër.

Related posts

Kupa e Francës / Tripleta e Di Maria-s kalon PSG në gjysmëfinale

Q.Autor

Klopp garanton: Do të jemi gjithmonë në Champions!

Q.Autor

E BUJSHME/ Manchester United ultimatum Dortmund për Sancho, nëse oferta e fundit refuzohet…

Delo.autor

Leave a Comment