Futboll Shqipëri Sport

Orges SHEHI shpjegon “ngërçin” me BREGUN: Nuk është taksative që një lojtar t’i japë dorën trajnerit

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut ka folur për “RTSH” në emisionin “Rubrika Sportive”, duke u shprehur se nuk ka asnjë problem me Dejvi Bregun, pasi e ka zëvendësuar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Tekniku është shprehur se nuk ka asnjë problem me lojtarin, pasi nuk është taksative që një lojtar të takojë trajnerin kur del nga loja.

“Nuk kam patur asnjë problem me Bregun. Nuk është taksative që një lojtar t’i japë dorën trajnerit. Besoj se edhe Bregu e ka kuptuar se nuk kishte asgjë për t’u bërë e madhe. Kjo është normale. Unë jam munduar t’i japë minuta të gjithëve, përveç dy lojtarëve, mezi pres të aktivizohen edhe ata. Puna po bëhet shumë mirë. Uroj që të kenë shumë minuta, pasi ndihen më të vlerësuar ashtu”, ka përfunduar Shehi.

Related posts

“TANI FUTBOLLI NUK ËSHTË PRIORITET”/ FIFA: Do të luajmë kur të jemi të sigurtë

Delo.autor

“DOJA NJË SKUADËR TJETËR NË FINALE”/ Mesfushori Koman: E di unë si mundet Parisi

Delo.autor

ANALIZA/ Pesë vite leksione janë tepër, Tirona gati të rikthejë lavdinë e saj

Delo.autor

Leave a Comment