Futboll La Liga Sport

VETËM PEREZ E BËN KËTË/ Ja si REALI do të transferojë HAZARDIN, pa asnjë…

Reali i Madridit e ka seriozisht për Eden Hazard. Ata kanë një plan se si të mbërrijnë te sulmuesi belg dhe dëshira është e madhe që të blihet që në janar. Gjithsesi për në verë strategjia është gati, sikurse shkruan “Marca” në Spanjë.

Fillimisht shpresohet që Hazard të vijojë të refuzojë kontratën e re të Chelsit. Deri më tani bisedimet nuk kanë sjellë konsensus midis palëve dhe te Reali i Madridit duan të shfrytëzojnë dëshirën e lojtarit për të luajtur me ta.

Vetë Hazard e ka shprehur, ëndërron që fëmijë të vishet “merengues”. Rruga për ta marrë sulmuesin është e njëjtë me Tibo Kurta. Portieri, refuzoi të stërvitej me ekipin e Chelsea dhe ua bëri me dije se nuk e kishte problem të priste një sezon për t’u rikthyer në Spanjë.

Londinezët u dorëzuan dhe e shitën portierin. Nëse edhe Hazard do të dalë hapur se do të ikë, me shumë mundësi Chelsea do të futet në bisedime me Realin për ta shitur.

Kontrata e belgut përfundon në qershor të vitit 2020 dhe nëse deri në fund të sezonit nuk vjen rinovimi, atëherë shitja kthehet e detyrueshme, pasi një lojtar si Hazard nuk mund të humbet me parametra zero.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Chelsea tentoi të rikthejë ish-trajnerin pas shkarkimit të Lampard

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Miralem Pjanic: Finalja do të luhet këtu dhe jemi të…

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Felipe Anderson tek skuadra e madhe angleze për 40 mln euro

Isa.Autor

Leave a Comment