Futboll Premier League Sport

Nga “KARROCA” tek FERRARI/ Zbuloni të gjitha MAKINAT LUKSOZE të MOURINHOS (FOTO)

Jose Mourinho ka “pilotuar” disa skuadra drejt suksesit gjatë karrierës së tij. E pavarësisht problemve të fundit te Manchester United, ai gëzon një status të veçantë në futbollin botëror.

Përveç një karriere të pasur si trajner, portugezi ka një histori po aq të suksesshme edhe si pronar makinash. Në fushën e futbollit ai ka arritur të ngrihet nga përkthyes u Bobby Robson te Barcelona në një prej trajnerëve më të mirë duke fituar trofe të rëndësishëm.

E njëjta gjë mund të thuhet kur vjen puna edhe te makinat që ai ka pasur, duke filluar nga një “karrocë” e bërë dhuratë nga babai, e deri te Ferrari që ia ka bërë dhuratë vetes. Në mes shumë mjete të tjera, si një Aston Martin e marrë tek Inter apo dhurata e Roman Abramovich.

Në ditët e sotme Mourniho ka punësuar një shofer personal, por në vitin 1981, atëkohë 18-vjeçar, portugezi donte të dilte në rrugë sa më shumë të mundej. “Babai më bleu një Renault 5, sapo kisha marrë patentën”, ka thënë ai dikur për “Telegraph”. “Ndiqja universitetin në Lisbonë, rreth 60 kilometra larg shtëpisë sime. Më vonë bleva një Honda Civic, makina e parë që kam blerë me paratë e mia”.

Por babai nuk do të ishte i vetmi që do t’i dhuronte një makinë. Vite më vonë, saktësisht në shkurt 2008, vetëm pesë muaj pasi ishte shkarkuar nga Abramovich, Mourinhos i erdhi një “pako” te dera. Një Ferrari Scaglietti 612 me vlerë mbi 400 000 euro, si ajo ishin prodhuar vetëm 60 copë. Rusi kishte mbajtur mend një bisedë mes të dyve ku Mourinho kishte rrëfyer se makina e tij e preferuar ishte pikërisht kjo.

Më pas në jetën e tij erdhi Interi. E pasi shkroi historinë me zikaltërit në vitin 2010, mendoi t’i bënte vetes një dhuratë. “Ishte sezoni më i mirë i karrierës sime”, ka thënë për “The Sun”. “Fitova çdo gjë me Interin. Treshen e famshme – kampionat, kupë dhe Champions League. Gjithashtu u shpalla edhe trajneri më i mirë i vitit nga FIFA. Kështu që ishte viti perfekt për të blerë një makinë, një Aston Martin Rapide. Kur e bleva i thashë djalit dhe vajzës, kjo makinë nuk është në shitje, duhet ta mbani përgjithmonë”.

Gjërat kishin ndryshuar shumë që nga koha kur drejtonte një Suzuki Vitara, kur ishte përkthyesi i Sir Bobby Robson te Barcelona në vitin 1996. Por ajo makinë nuk e kishte jetën e gjatë. “U përplasa”, kujton Mou. “Duhet të shkoja në Barcelonë pë të firmosur një kontratë, por mora makinën për të mos u pikasur nga gazetarët në aeroport. Rrugës për në shtëpi më zuri gjumi. Pata fat, sepse nuk pësova dëme të mëdha”.

Nuk ishte ky aksidenti i vetëm në të cilin Mourinho është përfshirë. Në vitin 1985, para se të bëhej trajner i madh, luante për Comercio Industria në kampionatin rajonal të Setubal. Duke u larguar për në shtëpi makina e një shoku të skuadrës mori flakë sapo ai futi çelësin në kuadër. Por Mou u afrua me shpejtësi dhe e nxori nga makina, duke i shpëtuar jetën.

Sot, atë e sheh vetëm si pasagjer në modelet e fundit të makina Jaguar, pasi është ambasador i markës britanike, ku mendonin se ishin edhe zëdhënësit e tij…

Në vitin 2016, para se ai të zyrtarizonte kalimin te Manchester United, ata e uruan në Twitter, duke bërë publik lajmin para se ai të ndodhte…

Related posts

RUSI 2018/ Cavani në lot: Loja vazhdon, shpresoj të shkojmë deri në finale

Sadik.Autor

Roma, ka arritur marveshjen me Atalantan për mesfushorin Cristante

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Klubi AMATOR në ANGLI i shet FANELLAT për një shifër REKORD

Isa.Autor

Leave a Comment