Futboll Seria A Sport

Ylli i Italisë dhe Serisë A: Nëse do të LARGOHEM, nuk do ta bëj për një FERRARI

Mesfushori i Cagliari-t dhe një nga talentet premtues të futbollit italian, Nicolo Barella, ka zbuluar se nuk do t’i bashkohej një klubi tjetër për shkak të parave, por do ta bënte këtë për shkak të ambicieve.

Barella, ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar dhe një nga të rinjtë më premtues këto dy vitet e fundit. Paraqitjet e tij tek Cagliari kanë tërhequr interes dhe së fundmi ka bërë debutimin tij edhe tek kombëtarja italiane.
Lajmet e fundit e lidhin atë me një kalim tek Liverpool dhe Arsenal. Barella, foli për “Sportweek” dhe tha se ai nuk do të largoheshe nga ekipi për shkak të parave.

Ai tha: “Nëse do të më duhet të largohem, nuk do ta bëja kurrë për para, por vetëm për ambicie. Nuk më interesojnë Ferrari-t apo vilat e mëdha.

“Kam tekat e mia, por nuk luaj futboll për t’i blerë vetes një makinë të bukur. Gjithmonë kam pasur dëshirën për të krijuar një familje, ndoshta sepse kam shumë kushërinj. Federica është gruaja e duhur dhe kjo është arsyeja pse u martova me të.”

Deri tani, Barella ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Seria A dhe ka shënuar një gol.

Related posts

Grosso largohet nga Bari, pritet zyrtarizimi te Verona

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Ylli kolumbian i bashkohet Fiorentinës, refuzon ofertën e…

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Asnjë gol në 3 ndeshje, super sfida Kamerun-Ganë nuk prodhon fitues

Delo.autor

Leave a Comment