Futboll Kombëtarja Sport

Zbardhet plani i Panuçit kundër Jordanisë, në formacion sot do të luajnë…(FOTO)

Ekipi ynë Kombëtar i ka mbyllur përgatit jet në kuadër të ndeshjes me Jordaninë, përballje miqësore, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” me start në 20:00. Edhe pse janë zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore, trajneri Panuçi ka krijuar një ide të përgjithshme rreth gjendjes dhe formës së lojtarëve që ka grumbulluar. I ndihmuar edhe nga stafi i tij, italiani ka formuar formacionin paraprak që pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë sot ndaj Jordanisë.

FORMACIONI Vetëm në harkun e dy ditëve dhe me vetëm dy seanca stërvitore, trajneri Kristian Panuçi ka ndërtuar skuadrën që do të hedhë nga minuta e parë. Si gjithmonë, formacioni mbahet sekret dhe lojtarët e mësojnë vetëm në mbledhjen që zhvillohet në drekën e ditës kur do të zhvillohet takimi. Edhe pse grupi këtë radhë ka mungesa të shumta, italiani nuk ka ndërmend të bëjë eksperimente. Kjo, të paktën nga sa është parë në dy seancat stërvitore dhe nga sa nënkuptohet prej rreshtimit të lojtarëve në stërvitje.

Panuçi duket se ka vendosur t’u besojë lojtarëve të eksperiencës. Në këto kushte, nga çka la të kuptohet në seancën e fundit stërvitore, italiani pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë Strakoshën, dyshen Mavraj e Gimshiti në qendër të mbrojtjes dhe të mbështetur nga krahët me Hysajn në të djathë dhe Lenjanin në të majtë. Përpara mbrojtjes do të qëndrojnë Basha në rolin e regjisorit dhe Lila atë të shkatërruesit. Ndërsa, përpara tyre pritet të rreshtohen në vijë të drejtë Memushaj në qendër, Grezda në krahun e majtë dhe Gavazaj në të majtin. Në mungesë të Sadikut, Cikalleshit, por edhe të Gurit, Balaj pritet të jetë në majë të sulmit. Nuk përjashtohet as aktivizimi i Berishës në miqësore, për t’i dhënë minuta apo edhe i Binakut apo Ndojit në të majtë.

Related posts

Barcelona me 4 mungesa të mëdha kundër Celta Vigos

Sadik.Autor

PRAPASKENAT/ Debate të forta. Partizani dhe Vllaznia dalin kundër rrymës për bojkotin

Delo.autor

SHPREHET PËR DY YJET E EKIPIT/ Buffon: Ata do të fitojnë 5 “Topat e Artë” të ardhshëm, kanë një…

Delo.autor

Leave a Comment