Futboll Seria A Sport

TRONDITET MILANI/ Mbrojtësi i KUQEZINJËVE drejt ANGLISË tek KLUBI I MADH i…

E ardhmja e Mateo Musacchio mund të jetë në Premier League. Mbrojtësi i Milanit nuk është një lojtar stabël në formacionin e trajnerit Gennaro Gattuso dhe mund të largohet nga “Djalli”. Watford dhe Fulham janë klubet e interesuara për të nënshkruar me mbrojtësin argjentinas. 28-vjeçari u bashkua me Milanin nga Villarreal në verën e vitit 2017, por ai nuk ka arritur në nivelin e tij maksimal që pritej në “San Siro”. Deri tani, ai është shfaqur vetëm në 29 ndeshje në të gjitha garat për kuqezinjtë. Shumë pak në krahasim me atë që drejtuesit prisnin prej tij.

Sipas mediave italiane Fulham dhe Watford janë të interesuar për Musacchion dhe kanë të ngjarë të bëjnë një ofretë në merkaton e janarit për atë. Thuhet se Fulham bëri një ofertë edhe verën e kaluar për Musacchio, por morën një përgjigje negative. Gjithsesi ata e kanë rinovuar interesin e tyre për mbrojtësin, pasi e shikojnë si një element të rëndësishëm për të përmirësuar repartin difensiv. Watford ka qenë pas mbrojtësit që nga koha e tij Villarreal dhe ata ende mbajnë interes për 28-vjeçarin, me një ofertë që pritet shumë shpejt. Milan nuk ka treguar interes ndaj ofertave, pasi Rino Gattuso e konsideron Musacchion të jetë element të rëndësishëm.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lojtarët të ndarë në grupe, Messi dhe yjet e tjerë nuk e lënë Donnarummën që të luajë

Delo.autor

Alban Hoxha në pritje të vendimit nga Gjykata, Çiljeta shkon për ta mbështetur

Isa.Autor

MADRILENËT KONTRADIKTORË/ Reali shkon në Afrikë, e detyron Kupa e Mbretit

Isa.Autor

Leave a Comment