Bundesliga Futboll Sport

Zhbllokohet Bayern, Robben “skuqet” pas 7 vitesh, Dortmund s’ndalet (VIDEO)

Pas një barazimi dhe dy humbjeve të marra në tri ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman, Bayern Munich është kthyer te fitorja. Skuadra e Niko Kovac, ne fakt, ka fituar 3-1 në fushën e Wolfsburg, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të Bundesliga-s. Lewandowski ka shënuar për miqtë në minutën e 30-të dhe atë të 49-të, por problemet për bavarezët kanë filluar në minutën e 57-të, kur Robben ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë me 10 lojtarë të tijtë. Ky ka qenë kartoni i parë i kuq për holandezin që nga prilli i 2011-ës.

Gjashtë minuta i kanë mjaftuar vendasve për të përfituar nga superioriteti numerik dhe për të ngushtuar diferencat me Weghorst. Gjithsesi, Bayern ka ditur të reagojë edhe me një lojtar më pak, dhe në minutën e 72-të ka shënuar golin që ka mbyllur takimin me James Rodriguez, i cili ka marrë një pasim të saktë nga Lewandowski. Kjo fitore e ka dërguar Bayern në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Wolfsburg ka rënë në të 11-in.

Nuk di të ndalet Borussia Dortmund që ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesliga dhe që mbetet skuadra e vetme e kampionatit gjerman pa asnjë humbje të pësuar deri tani. Verdhezinjtë kanë marrë një fitore të pastër 4-0 në fushën e Stuttgart. Talenti Sancho ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 3-të, Reus dhe Paco Alcacer e kanë mbyllur atë në minutat 23′ dhe 25′. Në pjesën e dytë, në minutën e 85-të, ka ardhur edhe goli i katërt për Dortmund, i realizuar nga Philipp. Falë këtij suksesi, skuadra e Favre ka shkuar në kuotën e 20 pikëve në renditje, ku mban edhe vendin e parë me një diferencë prej katër pikësh me ndjekësin më të afërt, që është Bayern Munich.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Bayer Leverkusen ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Hannover, Hoffenheim që ka mundur 3-1 Nurnberg në transfertë, ndërsa Augsburg ka barazuar 0-0 në shtëpi me Leipzig.

Related posts

LËSHON NJË “PERLË” NGA BËMAT E TIJ/ Shikoni se çfarë bën këtë herë Ibrahimovic (FOTO)

Delo.autor

I BURGOSUR NGA VLERA E KARTONIT/ Napoli luan “PISËT” me fatin e Elseid Hysajt!

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Pas një harkimi nga Murataj, mbrojtësi Belica zhbllokon derbin ndaj “Bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment