Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZIMI ÇËSHTJE ORËSH/ JUVENTUSI mund të bëhet “galaktikë” me ZIDANE

Ndarja mes Juventus dhe Beppe Marotta ka qenë si një rrufe në qiell të pastër. Presidenti Agnelli nuk e ka zëvendësuar menjëherë pozicionin e lënë bosh nga ish-administratori i deleguar, duke i besuar më shumë përgjegjësi drejtorit sportiv Paratici dhe zëvendëspresidentit Nedved.

Por, për sa i takon të ardhmes, një emër që i pëlqen shumë presidentit të “Zonjës” është ai i Zinedine Zidane, aktualisht i lirë pas largimit nga Real Madrid. Agnelli ka dëshirë ta përfshijë ish-fantazistin francez në projektin e ri të Juventus-it dhe po mendon t’i ofrojë atij një rol drejtuesi në krah të dyshes Nedved-Paratici.

Nëse kjo ndodh, atëherë bardhezinjtë do të bëheshin një klub akoma më tërheqës në merkato, me kampionët e Italisë që do ta kishin më të lehtë të siguronin shërbimet e yjeve të Real, veçanërisht të atyre që kanë punuar dhe fituar me Zidane.

Francezi, në fakt, do të ishte njeriu i duhur për ta bindur Marcelo-n të pranonte ofertën e Juventus dhe për t’u vënë në ndjekje të dy talenteve të tjerë të madrilenëve si, Isco dhe Asensio. Këta dy të fundit janë fiksimet e Paratici-t, por konsiderohen të paprekshëm nga Florentino Perez.

Një tjetër përforcim do të ishte bashkatdhetari i Zidane, Varane, i cili do të rinonte ndjeshëm mbrojtjen e torinezëve. Gjithsesi, në javët e ardhshme do të kuptohet më mirë nëse Zidane do të mbetet një ëndërr për Agnelli-n, apo do jetë një mundësi konkrete për të ardhmen e Juventus.

Related posts

“PI VEZË FAZANI PAS STËRVITJES”/ Trajneri D’Aversa: Ai është i fiksuar për trupin aq sa Ronaldo (FOTO)

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Kalojnë 30 minuta lojë, Vllaznia zbllokohet në shtëpi ndërsa Dinamo “ngec”

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventus

Delo.autor

Leave a Comment