Bundesliga Futboll Sport

100 MILION EURO RUMENIGE “KONFIRMMON” DYBALA/ Në listë edhe… Suarez

Paulo Dibala është emri konkret ose blerja 100 milionë euroshe që është paralajmëruar prej gati një viti në radhët e Bajernit të Mynihut, por nga prilli i kaluar e deri në ditët e fundit, futbollisti i Juventusit konfirmohet gjithmonë e më shumë si objektivi kryesor, duke nisur që nga merkato e janarit, por pa dyshim që ndoshta sulmi ndaj argjentinasit mund të jetë edhe më i fortë, në verën e 2019- ës. Kjo ide lindi konkretisht prillin e vitit 2017, kur në një konferencë për shtyp, Karl-Hainc Rumenige, i pyetur mbi një përforcim të mundshëm, mbi një preferencë të tijën nënvizoi: “Kur mendoj mbi një lojtar që mund të rriste nivelin tonë më vjen emri i Dibalës në kokë, por ka edhe të tjerë”.

Dhe pikërisht ky emër vazhdon të jetë pjesë e listës së dëshirave, duke qenë se në orët e fundit Bajerni i Mynihut i ka bërë një ofertë prej 100 milionësh Juventusit, për ta marrë që në janar, por edhe për një mundësi shkëmbimi kokë me kokë me Hames Rodrigezin, që në dritaren e transferimeve të dimrit, por pëlqimi i Rumeniges për Dibalën u konfirmua edhe dje, taksa hynte në qendrën stërvitore: “Konfirmoni pëlqimin për Dibalën?”, – pyetën gazetarët dhe ai u kthehet duke tundur kokën dhe duke qeshur.

Gjithsesi, në selinë e gjigantëve të Bundesligës, nuk ka shpëtuar pa u vënë re edhe deklarata e bërë të enjten nga Luis Suarez: “Barcelona duhet të mendojë që të gjejë një tjetër numër 9 (uruguaiani mban pikërisht këtë numër në fanellë). Tashmë jam 31 vjeç dhe është normale që një klub si Barça të mendojë për rifreskimin e grupit të lojtarëve”. Ky reagim i bomberit kuqeblu ka tërhequr vëmendjen e Hënesit dhe Rumeniges, të cilët përveç Dibalës kanë nisur sondazhet edhe për amerikano-jugorin, i cili ndoshta po mendon që të lërë Barcelonën dhe të kërkojë një tjetër aventurë, pse jo në Bundesligë, me një tjetër ekip madhështor si Bajerni.

Related posts

(VIDEO) Liverpool përmbys rezultatin ndaj Leicester, Salah i jashtëzakonshëm

Q.Autor

Golashënuesit më të mirë në Premier League (FOTO)

Q.Autor

Luis Suarez, një vit pa shënuar në Champions League

Q.Autor

Leave a Comment