Basketball Sport

LAKERS NBA / Trajneri Luke Walton largon dyshimet për shkarkim

Me 3 fitore dhe 5 humbje, sezoni 2018-2019 i ekipit të Lakers nuk ka nisur ashtu si duhet edhe pse në këtë skuadër ka ardhur basketbollisti më i mirë në botë, LeBron James. Ekipi kalifornian për momentin ndodhet në vendin e 12-të, larg zonës së play off-it, por rrugëtimi sapo ka nisur dhe një vend mes 8 ekipeve më të mira në Perëndim nuk duket i vështirë për t’u kapur.

Në prag të ndeshjes që Lakers do të luajnë nesër në fushën e Portland, trajneri Luke Walton është shprehur se nuk e ndjen aspak veten në rrezik, nga frika e ndonjë shkarkimi. “Nuk do të shkoj asgjëkundi, do të vazhdoj të jem trajner i Lakers. Të fitosh është gjithnjë objektivi ynë, por njëkohësisht ne synojmë edhe që të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje”, tha Walton.

Në dy sezonet e fundit në NBA, nën drejtimin e Luke Walton, skuadra e Lakers ka arritur fillimisht 26-56 dhe më pas 35-47 (fitore/humbje) në sezonin e rregullt. “Marrëdhënia ime me drejtuesit dhe skuadrën është e shkëlqyer dhe e dimë që fillimi do të jetë i vështirë, pasi kemi një ekip thuajse të ri. Koordinimi i veprimeve kërkon pak kohë, ndaj në fund do të bëhen llogaritë”, u shpreh Walton.

Related posts

RRËFEN PRAPASKENAT “I TRADHËTUARI”/ Maksi Lopez: Icardit i kam thënë që kur të…

Delo.autor

PAMJET BËHEN VIRALE/ Futbollisti i Realit shfryn kundër Zidane në “El Clasico”: Më zëvendëson që… (VIDEO)

Delo.autor

Tare përgatit goditjet e bujshme në merkato, në skenë edhe Xhovinko

Isa.Autor

Leave a Comment