Futboll Seria A Sport

“A JU RRAHU GATTUSO”/ Ja si i përgjigjet HIGUAIN pyetjes ngacmuese të gazetarit italian

Gonzalo Higuain është “nderuar” nga emision italian “Striscia la Notizia” me “Tapirin e Artë”, që është një vlerësim satirik. Sulmuesi i Milanit është përzgjedhur “fitues” për penalltinë e humbur dhe kartonin e kuq të marrë kundër Juventus.

“Pipita”, i ndalur në Milano nga gazetari Valerio Staffelli, ka shpjeguar atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

“Kështu kanë shkuar gjërat… këtë karakter kam”, tha argjentinasi. Gazetari e ka pyetur më pas: “Çfarë ndodhi kur shkuat në dhomat e zhveshjes? Çfarë bëri Gattuso? Ju rrahu?”.

Higuain ka thënë: “Jo, por jam shumë i lumtur për mbështetjen që kam marrë nga tifozët e Milanit, klubi dhe shokët e skuadrës. Kjo gjë më bën të ndihem krenar”.

Related posts

E ARDHMJA E VETERANIT NË DILEMË/ “SuperGigi” e ndan mendjen, ja si do të veprojë me Juventusin

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Teuta ndan pikët me Laçin dhe “prek” titullin kampion

Delo.autor

PLANI I MILANIT PËR SEZONIN E RI/ Leonardo vendos 4 largime falas në verë, ja dilemat e shumta

Delo.autor

Leave a Comment