Futboll Kombëtarja Sport

DASHURIA PËR FANELLËN/ MAVRAJ lë pas problemet dhe bën kapitenin: Këto ngjyra (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka postuar në “Facebook” një postim ku shpreh dashurinë për fanellën kuqezi. Mbrojtësi i Arisit u zgjodh kapiten i skuadrës dhe për të motivuar dhe më shumë ekipin ka postuar një foto me fanellën e kombëtares. “Këto ngjyra” është shprehur Mavraj duke treguar rëndësinë që mbart kjo fanellë.

Mbrojtësi i kombëtares u bë “çështje” për arsye se klubi i tij Aris do të luante ditën e hënë ndeshjen e radhës në kampionatin grekë, cka përkonte me grumbullimin e kombëtares shqiptare. Mavraj nuk u përfshi në listën e skuadrës greke, por u nis në drejtim të Shqipërisë duke iu bashkuar pjesës tjetër të lojtarëve në orarin e përcaktuar nga trajneri Panuçi.

Related posts

TIRANA ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Halili nxiton për stadiumin modern. Ja kostot e abonimeve për sezonin e ri…

Delo.autor

TIRANA-LAÇI/ Mazrekaj ndëshkon “Bardheblutë” me një SUPER GOL nga goditja e këndit (VIDEO)

Delo.autor

Interi shënon gol ndaj Chievo Veronës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment