Futboll Shqipëri Sport

“AI E DI MIRË SE…”/ Klodian Duro për Panuccin: Na duhen rezultate te Kombëtarja, jo justifikime

Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klodian Duro, mendon se deri në mars, Christian Panucci, duhet të tregojë ndryshimin tek ekipi dhe të sigurojë rezultatet.

Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai shpjegon se çfarë duhet të bëjë trajneri në radhët e përfaqësueses për të ndryshuar edhe idenë e opinionit të përgjithshëm.

“Panucci e di më mirë se si do të ndryshojë ekipin. Në gjithë këtë kohë besoj që e ka krijuar idenë për të gjithë futbollistët dhe ekipin dhe tani është koha e pikëve, lojës dhe jo justifikimeve. Mendoj se e ka panoramën e qartë, por mendoj se ka shumë pika për të ndryshuar e rregulluar.

Pikë së pasi për një mënyrë loje stabël, një formacion fiks se ka lëvizur shumë e pastaj për të krijuar një ambient të ngrohtë rreth Kombëtares e lojë me rezultate”, tha Duro.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Kapiteni Hysaj: Jemi të gjithë gati si skuadër për të…

Delo.autor

Strakosha ‘ndihmës’ i Tares, bind De Vrij për rinovimin (VIDEO)

Q.Autor

KOMENT NGA JEAN-PIERRE PAPIN/ Deschamps kokëfortë, Franca luajti vetëm për… eliminim

Delo.autor

Leave a Comment