Futboll Sport

“ZGJODHI 3 HERË KOSOVËN” Mavraj: Koha më dha të drejtë…

Suksesi momental në Kosovë ka bërë që shumë figura të lidhura me sportin apo drejtpërdrejt me përfaqësuesen, të hapin “arkivat”. Po, të shfletojnë historinë për çfarë ka ndodhur në të shkuarën, duke kërkuar që ta vënë këtë përfaqësuese në qendër të vëmendjes për të dhënë nga të gjitha drejtimet idenë se mbetet skuadër e shumëkërkuar. Së fundmi, është ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës që ka treguar diçka nga e shkuara, që sipas tij mund të sillte një sërë ndryshimesh në skuadër.

BUNJAKI

Albert Bunjaki ishte i pari trajner i Kosovës në momentin e pranimit në UEFA dhe FIFA që udhëhoqi “Dardanët” në fushatën e parë të kualifikueseve zyrtare. Së fundmi, në një deklaratë të bërë për të shkuarën e tij në krye të kësaj skuadre, Bunjaki ka rrëfyer edhe disa të pathëna.

Këtë herë në qendër të debatit është vënë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. “Shumë gjëra nuk janë thënë. Mund të them se Mërgim Mavraj në tri raste ka pranuar që t’i bashkohet Kosovës. Ai nuk është lejuar në tri raste që të vijë, duke mos u lejuar nga Bokumi”, ka deklaruar Albert Bunjaki për “T7”.

PRESIONET

Më tej, ish-trajneri i Kosovës ka komentuar edhe vështirësitë e tij të punës. Bunjaki ka treguar se gjatë kohës që ka qenë në krye të “Dardanëve” ka pasur shumë presione për futbollistë të ndryshëm.

“Kishte presione të vazhdueshme. Ato presione i kam marrë më shumë me pozitivitet, pasi ka qenë dëshira dhe vullneti i njerëzve që të dërgojnë përpara Kosovën. Gjithashtu ka pasur edhe dëshira egoiste të prindërve, të cilët kanë dashur që t’i kenë fëmijët e tyre te Kosova”, është shprehur ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki.

KAPITENI

Mavraj është rritur jashtë Shqipërisë, mirëpo prej vitesh ka treguar kontributin e dhënë për Kombëtaren. Së fundmi ka pranuar edhe vetë që nuk po kalon formën ideale, e cila vjen edhe prej pushimit disamujor, por në karrierën e tij nuk kanë munguar momentet e arta. Një prej të cilëve e ka kaluar me Kombëtaren, duke plotësuar ëndrrën e madhe: Kualifikimin në ‘Euro 2016’.

Mësohet se kapiteni i Kombëtares tregon si ka qenë e vërteta e zgjedhjes së Kombëtares shqiptare. I pyetur në lidhje me deklaratën e bërë nga Bunjaki, Mavraj komenton.

“Në atë kohë Shqipëria kërkoi që të kem pasaportën shqiptare. Megjithatë, nuk ka rëndësi se çfarë ka qenë. Zgjodha Shqipërinë! Vitet që kaluan, dëshmuan që as unë dhe as Shqipëria nuk kemi gabuar”, ka komentuar Mërgim Mavraj

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Edon Hasani: Vuanim shumë presionin e rezultatit, kjo na qetëson vetëm për një javë

Isa.Autor

DËMTIMET SHQETËSOJNË SKËNDËRBEUN/ Julian Ahmataj: Ja çfarë dua ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Uli Hoeness: Për mua, Neymar nuk duket aq i mirë…

Delo.autor

Leave a Comment