Futboll Sport

ALARMOHET TOTTENHAM/ “Ylli” i skuadrës refuzon rinovimin, përfiton Barcelona

Tottenham Hotspur nuk po arrin ta bind yllin e tyre Christian Eriksen për të rinovuar kontratën dhe në këtë mënyrë Barcelona kërkon të përfiotojë pasi prej kohësh ka në “shënjestër” mesfushorin 26-vjeçar.

Kontrata aktuale e Eriksenit me Tottenham skadon në verën e vitit 2020 dhe klubi anglez po këmbëngul për një kontratë të re.

Por Tottenham nuk po e ka të lehtë arritjen e një marrëveshje për një kontratë të re me yllin e tyre.

Është tabloidi britanik “The Sun” që raporton se Eriksen ka refuzuar vazhdimin e kontratës,shkak për këtë besohet se është paga e lojtarit e cila nuk është rritur sa duhet.

26-vjeçari aktualisht fiton vetëm pesë milionë euro në sezon dhe beson se në skuadra tjera do të fitonte edhe më shumë.

Real Madrid, Barcelona, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich janë katër ekipet e mëdha që po kërkojnë lojtarin.

Related posts

STAROVA “godet” pa mëshirë Alban Hoxhën për arrestimin: Mund ta ketë bërë nga HIDHËRIMI për…

Isa.Autor

NIS FESTA NË “OLD TRAFFORD”/ Greenwood dhe Rashford mposhtin Newcastle me dy SUPER GOLA (VIDEO

Delo.autor

MBYLLET JAVA E KATËRT NË SUPERIORE/ Tirana dhe Teuta ndajnë kreun, ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment