Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventus përgatit revolucionin në sulm, ja katër objektivat

Një javë pas eliminimit zhgënjyes kundër Lyon-it në Champions League, Juventus ka filluar të përcaktojë strategjitë e merkatos.

Bardhezinjtë po punojnë për t’i vënë në dispozicion trajnerit të ri Pirlo një formacion të revolucionarizuar dhe cilësor.

Një repart që pritet të pësojë shumë ndryshime është padyshim sulmi. Sipas Sky Sport, Juventus ka vënë në shënjestër katër emra.

Pëlqehet E din Dzeko: sulmuesi boshnjak është një lider i vërtetë në sulm, por nuk do të jetë e lehtë të bindet Roma që ta shesë për një çmim të arsyeshëm. Pa harruar edhe konkurrencën me Inter-in.

Zonja e Vjetër mendon edhe për Duvan Zapata-n, edhe pse Atalanta kërkon të paktën 60 milionë euro.

Më pas janë dy emra që vijnë nga jashtë Italisë. I pari është avro Morata, ish-sulmuesi i bardhezinjve tani te Atletico Madrid.

I dyti është Alexandre Lacazette i Arsenal-it.

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi cakton datën e transferimit të Ronaldo

Isa.Autor

Kombëtarja vuan nga dëmtimët/ Panuçi me sytë nga Argjentina për lojtarin me origjinë shqiptare

Isa.Autor

JAVA E GJASHTË NË SUPERIORE/ FSHF-ja publikon oraret e sfidave. Ja kur luhet derbi Tirana-Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment