Futboll Seria A Sport

Allegri “PËRKËDHEL” yjet e tij: Ekipi është në rregull, Ronaldo me Mandzukic kuptohen shumë mirë

Ronaldo meriton Topin e Artë, nuk na duhen përforcime në janar Perin do të luajë, Matuidi dhe Dybala jo. Kjo është përmbledhja e konferencës për shtyp të mbajtur nga Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes së kampionatit që Juventus do të luajë këtë të shtunë kundër Spal.

Formacioni – “Në portë do të luajë Perin. Ai dhe Szczesny janë në një nivel, edhe pse Szczesny është portieri ynë i parë. Chiellini mund të pushojë? Me kalimin e viteve është bërë më i aftë. Duhet të menaxhoj lojtarët e mi, kemi tri ndeshje në një javë. Nëse nuk luan ai, do të jetë Rugani ose Benatia. Mesfusha? Matuidi nuk është stërvitur të enjten, ka nevojë për pushim. Sulmi? Dybala është kthyer të enjten, ka mundësi ta nisë nga stoli. Do të luajnë sigurisht Manduzkic dhe Ronaldo”.

Merkato – Pavarësisht dëmtimeve, Allegri ka përjashtuar ndërhyrje të bardhezinjve në merkato: “Ekipi është në rregull, edhe pse nuk di ku t’i çoj lojtarët. Kam aq shumë, sa janë mirë këta që kam”.

Kampionët – Kanë ardhur edhe disa deklarata interesante për yjet e Juventus, si Ronaldo: “Nuk di asgjë në lidhje me finalistët e Topit të Artë, por e meriton”. Për Manduzkic dhe Dybala: “Argjentina është shumë e rëndësishme për Paulo-n, goli që ka shënuar ka qenë një hap përpara për vetëvlerësimin. Po kalon një moment të mirë, rritja e tij nuk duhet të ndalet. Mandzukic shënon më shumë nga sa pritej? Po, sepse futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe Ronaldo me Mandzukic kuptohen shumë mirë”, ka thënë Allegri.

Related posts

Shkëndije fiton ndaj Pelister dhe “mbretëron” në Maqedoni, duke siguruar trofeun e dytë

Sadik.Autor

Zyrtare/ Atalanta nënshkruan me mesfushorin polak

Sadik.Autor

SUPERSFIDA E SHQIPTARËVE/ Lazio – Napoli, shënohet goli i parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment