Futboll Kategoria Superiore Sport

“MERITËN PËR FITOREN E KANË LOJTARËT”/ Trajneri Sormani: Kemi ndryshuar shumë, e dominuam kundërshtarin…

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ka folur pas fitores së tij kundër Laçit, në transfertë me rezultatin 1-3. Ai është shprehur se komplimentet i shkojnë lojtarëve dhe gjëja më e rëndësishme ishte që ata kanë kuptuar se futbolli luhet në grup.

Ndeshja shumë e mirë? “Komplimentet duhet të shkojnë për lojtarët, pasi janë treguar me personalitet, mundëm dhe dominuam kundërshatin në një fushë të vështirë. Kemi shumë punë dhe rrugë për të bërë përpara”.

Çfarë ndryshoi nga ndeshja e Kupës? “Kemi ndryshuar shumë. Kemi ndryshuar mënyra e të menduarit e lojtarëve, që kanë filluar të kuptojnë se përpara të gjithave është skuadra. Komplimentet shkojmë për sulmuesit, sidomos kur nuk kishin topin, pasi ngacmonin kundërshtarët dhe kur merrnin topin ishin të rrezikshëm”.

Telushi dhe sulmuesit? “Unë besoj që gjëja më e rëndësishme për ne është që Telushi të bëjë që skuadra të luajë thjeshtë dhe të ketë qëtësi. Këtë pres nga Telushi të bëjë në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi kush do shënoj, rëndësi ka skuadra. Ajo që më shqetëson është që pësojmë gol, pa asnjë goditje në portë”.

Thatë që lojtarët kanë kuptuar se e para skuadra, nga vjen kjo gjë? “Jemi në një situatë, që lojatërt kanë kuptuar se futbolli që luhet në skuadër. Jemi 20 lojtarë që hyjmë në fushën e lojës dhe duhet të japin të gjithë maksimumin. Kjo ka rëndësi dhe jo kush e përcakton”.

Related posts

ISHTE HEROI I PORTUGALISË/ Nga përralla e Euro 2016 tek aventura në Arabi: rasti i Eder

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUEPër herë të parë; vetëm katër ligat më të mira në çerekfinalet e Champions-it

Q.Autor

ME LOT NË SY I THOTË LAMTUMIRË FUTBOLLIT/ Aguero: Se kisha menduar kurrë se do të arrija në këtë pikë

Delo.autor

Leave a Comment