Futboll La Liga Sport

“ARDHJA E BUJSHME”/ Këto janë arsyet pse Real Madrid vendosi për Solarin

Në katër ndeshjet e tij në stol, Santiago Solari ka përmirësuar shumë Real Madridsin, sidomos lojtarët e rinj-ai është në proces për ta bërë këtë edhe me disa lojtarë të tjerë

Pasi ka regjistruar katër fitore në katër ndeshje, trajneri i përkohshëm Santiago Solari ka ringjallur Real Madridin-s’paku para golit-kështu që kjo bëri që ai t’ia sigurojë vetës një kontratë tre vjeçare.

Kështu, në proces të ringjalljes të ekipit, Solir ka përmirësuar disa lojtarë të cilët nuk e kishin fituar besimin e Julen Lopeteguit-por që tani janë bërë pjesë e pandashme e trajnerit argjentinas.

Odriozola po i bën presion Carvajalit

Álvaro Odriozola është njëri nga zbulimet e reja të këtij Real Madridi. Alo e djathtë e mbrojtës është zbuluar që nga koha e tij në Real Sociedad: një lojtar energjik i cili vrapon poshtë e lartë në krahun e tij, kur shkon në sulm tregon edhe aftësi të mira sulmuese si një sulmues. Në mungesë te të lënduarit Dani Varvajal, basku ka luajtur të gjitha ndeshjet ka 90 minuta dhe ishte i mahnitshëm.

Reguilón: një befasi e këndshme

Në anën tjetër te krahut, Sergio Reguilón ka befasuar shumë me paraqitjet e tij të mira, pa harruar këtu nivelin e pjekurisë për moshën e tij të re. Një forcë depërtuese që shkon përpara, alo e majtë e mbrojtjes ka treguar energji dhe vazhdimësi të lojës së tij dhe përkushtim për t’u kthyer pas dhe mos të lënë hapësira pas. Ai ka qenë ndoshta lajmi më i mirë deri tani sa është Solari në stol, edhe pse pësoi lëndim kundër Celta. Si Odriozola, ai ka startuar në të gjitha ndeshjet nën urdhrat e Solarit.

Courtois është numri 1 i Solarit

Kur vjen në pyetje se kush është portieri i Real Madridit, Lopetegui vendosi kush të jetë brenda portës, duke luajtur me Keylor Navas në Ligën e Kampionëve dhe Thibaut Courtois në LaLiga. Megjithatë, Solari i ngriti vetullat gjatë ndeshjes në Kupën e Mbretit në Melilla, duke luajtur me Navas para Kiko Casillas një vendim që tregonte se ai do ta braktis rotacion sikurse paraardhësi i tij. Courtois luyajti në Plzen dhe dukej se ai do të ishte portieri i ri në mes të shtyllave në ligë dhe në Europë.

Vinicius tani ështëe realitet

Vinicius nuk dukej shumë i dëshiruar për Lopeteguin, madje mezi kishte luajtur pak minuta nën urdhrat e tij. Megjithatë, tani, ai është në skuadrën e parë. Pati debutim të plotë në Melilla, ai luajti, bëri driblime dhe asistoi dhe pothuajse shënoi golin e tij të parë për klubin. Ai ishte zëvendësues kundër Valladolidit por ndryshoi ndeshjen kur hyri, duke bërë një sulm që përfundoj në gol, por që u regjistrua fillimisht si autogol, por më vonë u tha se ishte i tij. Tifozët kërkojnë që braziliani të fillojë, por Solari, i cili e njeh shumë mirë atë që nga koha kur e kishte menaxhuar në skuadrën B të klubit, Castilla, por mbetet i vëmendshëm. Ai i dha atij një gjysmë ore kundër Plzen , edhe për shkak të lëndimeve, duke e mbajtur atë në bankë në Vigo.

4-3-3 me Vázquezin në krah

Përderisa Odriozola dhe Reguilon ishin në formacion kryesisht për shkak të mungesave të tjerëve, përfshirja e Lucas Vázquez ka qenë ndryshimi kryesor i lojtarëve nga Solari. Startues në Melilla, Vazques ishte shumë aktive në paraqitje por ishte ters para golit. Ai hyri në pjesën e dytë kundër Valladolidit, edhe njëherë, nuk ishte dita e tij, por Solari pati besim në galicianin dhe startojë në Viktoria Plzen-një ndeshje në të cilët ai po ashtu nuk shkëlqej tërësisht-përsëri në Vigo, ku ai luftojë shumë dhe vrapojë në fushë, pavarësisht se nuk po e tregon formën e tij më të mirë. Shkathtësia e tij për të luajtur në shumë pozita është vlerë për solarin: ai madje luajti edhe si mbrojtës i majtë në Balaidos.

Besimi në talentet e akademisë

Lëndimet kanë detyruar Solari që të kërkojë në Castila për ta kompletuar skuadrën e tij të parë. Lista prej katër emrave deri me tani, përfshirë edhe Jave Sanchez, ku mbrojtësi i ri nuk e la këtë mundësi që ti shkoi kot. Ai startoi në Kupën e Mbretit dhe ndihmojë skuadrën që të mos pësonte gol, po ashtu ai luajti 30 minuta në Plzen për ta mbrojtur Sergio Ramos nga suspendimi, pasi që kishte një karton të verdhë. Ai nuk pritej që të involvohej në Vigo, por lëndimi i Reguilon bëri që ai të luaj 45 minuta. I sigurt, i shpejt në sfida, i mirë në ajër…Ai ende ka nevojë që të përmirësohet, por një lojtar i mirë për të ardhmen.

Ceballos para Iscos dhe Asensios

Dani Ceballos deri me tani kishte shfrytëzuar mundësitë edhe nën Lopeteguin, por me Solarin në krye ai duket se ka lëvizur tutje dhe po vazhdon paraqitjet e mira-madje ka kaluar edhe Iscon dhe Marco Asension. Megjithatë ai nuk luajti kundër Valladolidit, 22 vjeçari luajti 90 minuta në Plzen dhe ishte në stol para se spanjolli tjetër Casemiro u detyrua që të largohet në Vigo shkaku i lëndimit, duke shënuar një gol të bukur nga jashtë zonës. Statusi i tij nën urdhrat e Zinedine Zidane, kur ai ishte lojtar i tepër duket se i takon së kaluarës.

Rikthimi i Benzemës

Me Karim Bezeman që Solari po i përgjigjet me besim, Mariano Diaz ende është nën mbikëqyrjen e 42 vjeçarit. Francezi është i vetmi sulmues i cili është paraqitur në çdo formacion të Solarit ku këtë ia ka shpaguar argjentinasit duke shënuar katër gola, duke mos shënuar vetëm kundër Valladolidit. Koha do të tregojë nëse Bezema mund të vazhdojë ta mbajë formën e tij, apo ai do të kthehet shprehisë së tij të vjetër që pas 5 ndeshjeve të mira, të dështoi në ndeshjet e radhës.

Related posts

Manchester City dominues në Premier, Championsi zbehu magjinë e Guardiolës

Sadik.Autor

Levante – Barcelona ndeshje e çmendur, Coutinho shënon het-trik

Sadik.Autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus mendon për sulmin, “Zonja e Vjetër” ka 3 vetaranë gati për Pirlon

Delo.autor

Leave a Comment