Futboll Sport

REKORDI I SHEVCHENKOS/ Çerekfinalet me Ukrainën si lojtar dhe trajner. Ja apeli që ka për tifozët italianë

Futbolli është ndonjëherë i çuditshëm, ndërthur personazhe dhe situata. Shevchenko falenderon Suedinë. Ukraina e tij arrin në mesin e tetë skuadrave më të mira të “Euro 2020”. Skandinavët u dorëzuan në minutën e 120-të ndaj Ukrainës. Çerekfinalet e Europianit janë një arritje historike për kombëtaren e drejtuar nga Shevchenko. Si futbollist e udhëhoqi ekipin e tij kombëtar në rezultatin më të mirë në historinë e futbollit ukrainas, në Kupën e Botës. Dhe tani i ka dhënë një tjetër përmasë historike përmes Kampionatit Europian, si trajner.

2006 – Më 2006, Ukraina kishte vajtur në çerekfinale të një turneu të madh ndërkombëtar. Me atë rast, trajneri aktual ishte lojtar i një ekipi kombëtar të aftë për mahnitur në Kampionatin Botëror (0-4 kundër Spanjës) dhe më pas të fitonte kundër Arabisë Saudite e Tunizisë. Dy “vula”, një për çdo ndeshje, nga ish-sulmuesi i shquar i Milanit. Më tej, Ukraina luajti në 1/8 finale kundër Zvicrës. Atëherë, koha e rregullt nuk do të ishte e mjaftueshme. Pas 0-0, shkohet te penalltitë. Sheva dështon të tijën, por zviceranëve iu mungon thuajse të gjithëve shënjestra. Dhe Ukraina kaloi në çerekfinale, ku u përball me Italinë. Axurrët do ta ndërprisin ëndrrën e Shevës me shokë.

ITALIA – Fati, sidoqoftë, gjithmonë ofron një mundësi të re. Sheva arriti kulmin si lojtar me kombëtaren kundër Italisë, ku u bë një futbollist i shkëlqyeshëm. Dhe gjithmonë në Itali, në Romë, kundër Anglisë, e cila ishte kundërshtari i tij i fundit, me të cilin u ndesh si futbollist. Me një “Olimpico” që ndoshta do të bëjë tifo për të, Shevchenko vijon të ëndërrojë me krejt ukrainasit. Trajneri foli për “Sky Sport” në fund të ndeshjes me Suedinë: Si trajner dhe si lojtar janë emocione të ndryshme, por të çmendura. Ia vlen të përjetohen. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Ata dhanë gjithçka. Ekipi sakrifikoi shumë, luajtën një ndeshje të mirë, jam mjaft i lumtur. Suksesin ua dedikoj të gjithë ukrainasve. Ekipi vuri zemrën në fushë”. Ai e ka luajtur në Romë, kundër Anglisë, ndeshjen e fundit si futbollist me kombëtaren. Sheva shpresojmë të mos jetë ndeshja e fundit në këtë Kampionat Europian: “Ne do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Kam besim te mbështetja e madhe e publikut Italian ndaj Anglisë. Presim një ndeshje shumë të vështirë”.

Related posts

PËRJETËSISHT NË ZEMRAT E AMERIKANËVE/ Aeroporti në SHBA merr emrin e BOKSIERIT të famshëm botëror

F.autor

“GJESTI I RAMËS NA BËRI TË NDJEHEMI KRENARË”/ Rrëfim 360 gradë i Kumbullës: Origjina shqiptare më shtyn të jap më të mirën

Delo.autor

POLEMIKAT MBI MERAKTON/ Ylli i Premier: Më donte Manchester United dhe Juventus, por do të largohem vetëm për…

Delo.autor

Leave a Comment