Futboll Shqipëri Sport

ARENA E KOMBËTARES/ Në prag dështimi punimet për ndërtimin e stadiumit

Punimet për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” rrezikojnë të dështojnë. Të paktën kështu lajmëron vetë Federata Shqiptare e Futbollit këtë pasdite, teksa si arsye jep një ngërç financiar mes saj dhe Ministrisë së Financave. Në njoftimin publikuar në faqen zyrtare të FSHF-s, mësohet se MF ka refuzuar të rimbursojë TVSH-në e vlerës së parave të investuar nga FSHF në stadiumin e ri. Sipas FSHF-së kjo do të thotë se projektit do t`i mungojnë të paktën 2 milion euro.

Ja njoftimi i FSHF:

“Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.

Gjithsesi FSHF do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern!”-shkruan FSHF

Related posts

LIVE/ Kroacia shtang Anglinë, Kramariç shënon golin e avantazhit (VIDEO)

Isa.Autor

MILAN PËRGATIT AFRIMIN E RADHËS NGA REALI/ Futbollisti jep miratimin për kalimin tek “Kuqezinjtë” në janar (EMRI)

Delo.autor

“ËSHTË E TRISHTË, POR KY ËSHTË REALITETI”/ Ramos kritikon spanjollët: Duhet të marrin shembull nga Italia

Delo.autor

Leave a Comment