Futboll Premier League Sport

MOURINHO JA HEDH SËRISHT/ Trajneri që e ndjek fati në Premier League

Jose Mourinho shprehet mbas fitores 2-1 me Bournemouth se ekipi i tij u tregua me dy fytyra, gjithsesi ai shton se fitorja ishte e merituar në fund.

Marcus Rashford i dha fitoren miqve në minutat shtesë, pas një pjese të parë të cilën Mourinho e cilësoi si të tmerrshme.

“Mendoj se jam trajneri më me fat i Premier League, sepse të jesh 1-1 pas një pjese të parë që duhet të kishte përfunduar 5 apo 6 me 2, ishim me fat pasi luajtëm shumë keq.

“Në fazën mbrojtëse ishim të tmerrshëm. Kur them në fazën mbrojtëse nuk e kam për mbrojtjen, por për të gjithë ekipin pasi nuk ushtronim presion që në sulm.

Por pjesa e dytë ishte krejt e kundërta. Bëmë presing, krijuam mundësi, luajtëm me intensitet dhe merituam të shënonim. Në fund morëm tre pikë të rëndësishme.

“Në pushim fjalët e mia ishin të rënda, por i transmetova me qetësi. I thashë skuadrës se ishte e pamundur të luanim më keq se në pjesën e parë kështu që pjesa e dytë me siguri do të ishte më e mirë.

“Mendoj se dy pikët që humbëm ndaj Chelsea-t i fituam sot këtu.”

Related posts

DORTMUND-TOTTENHAM/ “Miqtë” kalojnë avantazh, shënon Kane

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni “MAGJINË” e Ilicic nga 50 metra largësi në fitoren e Atalantas (VIDEO)

Delo.autor

9 VITE PRESIDENCË SHEIKËSH/ Finalja historike e PSG-së kushton 1 miliard euro

Delo.autor

Leave a Comment