Futboll Seria A Sport

ASFIKSOI HIGUAININ/ Shezni tregon “golin” e tij: E njoh si godet, Ronaldo më tha tek penalltia që…(VIDEO)

Nëse Manxukiç dhe Ronaldo shënuan në portën e Milanit, edhe pritja e penalltisë ndaj Gonzalo Higuainit, nga ana e portierit Vojceh Shezni ka gjithashtu rëndësinë e një goli, me mbrojtësin ekstrem të Juves që tregon momentin.

“Kundër Higuainit isha i përqendruar, por e njihnim njëri-tjetrin, ndonëse në atë rast isha unë njeriu më me fat. E di që ai zgjedh gjithmonë të godasë fort dhe tokazi, por në këtë rast zgjodha anën e duhur për të shmangur golin e barazimit të Milanit. Ndeshja e vështirë? Vetëm në disa momente, sepse të zhbllokosh shumë shpejt takimin të ndihmon, por mbi të gjitha na lejoi që të ulim ritmin dhe të kontrollojmë lojën siç donim ne.

Çfarë më tha Ronaldo? Që të hidhesha pa goditur ende Higuaini, sepse ai godet fort. Edhe Kristiano e njeh mirë me sa duket…, – tregon Shezni, i cili merr edhe komplimentet për italishten perfekte nga gazetarët. – Faleminderit, por mësimi i shpejtë dhe perfekt i gjuhës ka qenë objektivi im kryesor. Te Juventusi më duhej të zëvendësoja Bufonin dhe pa një komunikim të qartë me mbrojtësit do të kishte qenë shumë e vështirë për mua. Në fushë nuk duhet të përdorësh vetëm duart, por duhet të japësh edhe udhëzime mbi vendosjen e shokëve të mbrojtjes, ndaj gjuha ishte një ‘armë’ më shumë për mua, për të qenë titullar i një klubi kaq të madh”.

Related posts

Edinson Cavani duket i vendosur, ja kush është destinacioni i ri i sulmuesit…

Sadik.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E GARETH BALE/ Ish-presidenti i Realit Calderon: Gjëja më e mirë për të…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Drejtuesit “zikaltër” nisin kontaktet e para për mesfushorin argjentinas…

Delo.autor

Leave a Comment