Futboll Seria A Sport

PERIUDHA MË E ERRËT NË KARRIERË/ Drama e Strinic: Kisha frikë se nuk do të kthehesha

Ivan Strinic do të hedhë shumë shpejt pas krahëve një periudhë të errët të jetës dhe karrierës së tij. Mbrojtësi kroat i Milan-it ka luftuar me një problem në zemër që e ka mbajtur larg fushave për disa muaj, por tani ai ka marrë lejen e mjekëve për t’u kthyer në stërvitje. Strinic ka folur për këtë periudhë të tmerrshme në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”.

“Nuk isha përballur kurrë me një gjë të tillë dhe është normale të kesh frikë. Këto tre muaj kanë kaluar shumë shpejt falë familjes dhe miqve, të cilët dua t’i falënderoj. Tani jam këtu, gati për një kapitull të ri të jetës sime dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë kroati.

“Kam patur frikë se mund të isha i detyruar të tërhiqesha, më thanë se duhej të ndalesha për të paktën tre muaj. Kam bërë kontrolle çdo muaj dhe më kanë thënë se ishte gjithçka në rregull dhe se mund të kthehesha në stërvitje: u lumturova shumë kur ma thanë”.

Futbollisti i Milan ka falënderuar shokët e skuadrës dhe trajnerin Gattuso: “Pritja e trajnerit dhe e skuadrës ka qenë prekëse, më kanë duartrokitur. Tani duhet ta nis përgatitjen nga zero. Do të më duhet të paktën një muaj. Objektivi është të kthehem për Milan-Fiorentina (22 dhjetor), por është e vështirë të bëhen programe tani”, ka përfunduar Strinic.

Related posts

ZËVËNDËSUESI I BUSKETS/ Barça i frikësohet PSG-së për një SUPER mesfushor

Isa.Autor

U OPERUA NË TENDINËN E “AKILIT”/ Pika e fortë e Spinacolës, ja çfarë humb Italia pa të

Delo.autor

“FUTBOLLISTI I DEKADËS”/ Berisha e bën sefte me gol “Vitin e Ri” (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment