Futboll Sport

AVENTURTË LUFTE/ Tevez: E turpshme ajo që ndodhi dje, na detyronin të luanim

Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, u zemërua me autoritet vendimmarrëse, si Federata e Futbollit të Argjentinës, CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) dhe FIFA-n, pasi që ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores u shty.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes, e cila pritet të zhvillohet sonte në orën 21:00, u mor pasi që autobusi i skuadrës së Bocas u sulmua nga tifozët e kundërshtarëve, River Plate.

Ky vendim nuk u mor menjëherë, pas që CONMEBOL-i kërkonte që ndeshja të zhvillohej dje, për shkak të shitjes së drejtave televizive, si dhe stadiumit të mbushur me tifozë, përkundër gjendjes shëndetësore të lojtarëve të Bocas.

“Mendoj se është e turpshme, ajo që CONMEBOL po e bën është e turpshme. Unë e them këtë personalisht. Nëse dikush do të ndërmarrë ndonjë veprim kundër meje, do ta pranoj këtë gjë”, ka thënë Tevez.

Sulmuesi argjentinas ishte veçanërisht i zemëruar pasi që skuadrës së tij po i kërkohej ta fillonin ndeshjes përkundër që dy futbollistë startues ishin dërguar në spital për trajtim dhe pjesa tjetër e skuadrës ishte duke vuajtur fizikisht në zhveshtore.

“Pablo Perez ishte në spital dhe ata po na detyronin të luanim. Është e turpshme. Madje, dy lojtarë të Bocas ishin në spital, një tjetër duke vjellë, edhe unë vjella gjithashtu. Të gjithë po teshtinin”, shtoi Tevez.

Argjentinasi pretendoi se nëse një gjë e ngjashme do të kishte ndodhur kur Boca do të kishte qenë nikoqir, trofeu do t’iu ishte dorëzuar River Plate, të cilët Tevez beson se marrin trajtim të privilegjuar.

“Natyrisht, kjo ndeshje ishte pothuajse duke filluar dhe River ishte shumë afër për ta marrë kupën, sepse ata bëjnë çfarë të duan. Këtë herë, River bëri çfarë dëshiroi, kështu që të flasim për diçka tjetër. Nëse kjo ndeshje do të ishte në Boca, ne tanimë do të ishim të eliminuar dhe River do ta kishte marrë kupën”.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE BOLOGNA-MILAN/ Pioli aktivizon nga minuta e parë të gjithë rezervat

F.autor

TOTTENHAM-AJAX/ Gjysmëfinalja e parë në Champions, të dy ekipet vijnë surprizë

Delo.autor

SENSUALE DHE JOSHËSE/ Claudia Dal Santo, një bukuri natyrale, fanse e Juves (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment