Futboll Premier League Sport

“AI ËSHTË SHUMË I TALENTUAR”/ Mediat angleze e kanë masakruar mister “80 milionë”, Tuchel i del në mbrojtje

Thomas Tuchel përgëzon Kai Havertz. Trajneri i Chelsea flet për talentin që ka ardhur nga Bayer Leverkusen, protagonist i një sezoni të komplikuar deri më tani:

“Ai është i sigurt, shumë i përulur dhe shumë i talentuar. Jam i bindur që ai do të ketë një të ardhme të shkëlqyeshme në këtë klub.

Unë jam shumë i sigurt se do të shohim të njëjtin lojtar që u pa te Leverkusen, ai ka potencial të madh dhe mund ta tregojë atë në fushë.

Çdo transferim, për çdo lojtar është i ndryshëm. Disa lojtarëve u duhet më shumë kohë për t’u përshtatur. Ajo çfarë mund të bëjmë është ta mbështesim atë”.

I paguar 80 milion, Havertz deri më tani ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 5 gola. Pas një dëmtimi në stërvitje, ai humbi dy ndeshjet e tij të fundit në kampionat, si dhe ndeshjen e Kupës së FA kundër Burnley. Gjermani ndoshta do të mungojë edhe kundër Neëcastle të hënën.

Related posts

Valentino Rossi shpalos objektivin: Në Austri dua një vend në podium

Isa.Autor

Miranda shënon gol ndaj Rusi/ Brazili udhëheq në Luzhniki Stadium

Sadik.Autor

PLANI PËR TRANSFERTËN KURBINASE/ Veselinoviç nuk ndryshon shumë te Partizani

F.autor

Leave a Comment