Futboll Ligue 1 Sport

IU FUTËN HAJDUTËT NË SHTËPI/ Babai i futbollistit të PSG-së u dhunua fizikisht, ja detajet e frikshme…

Nuk ka qenë vetëm argjentinasi Angel Di Maria viktimë e grabitjes gjatë ndeshjes që PSG-ja po luante me Nantën për kampionat, teksa së fundmi e pësoi edhe babai i mbrojtësit brazilian Markinjos.

Grabitja e shtëpisë së Markinjos ndodhi me dhunë dhe ishtë një rastësi sepse babi i tij jeton 50 metra larg shtëpisë se brazilianit dhe ai ka parë dy hajdutë me kapuça të cilët më pas janë afruar drejt tij duke e goditur në fytyrë dhe në gjoks.

Le Parisien” zbulon detajet e një mbrëmjeje të çmendur. Babai i Marquinhos thuhet se informoi policinë në orën 21:40, duke shpjeguar se kishte pikasur në kopsht dy burra.

Duke e dhunuar, grabitësit janë dërguar drejt sendëve me vlerë nga babi i mbrojtësit brazilian në shtëpinë e ti, ku kanë arritur të marrin disa bizhuteri dhe rreth 2 mijë euro kesh, një dëm më i vogël ky krahasuar me atë që u grabit në shtëpinë e Di Marias, ky dyshohet se janë grabitur 500 mijë euro sende me vlerë. Në momentin e grabitjes në shtëpi ishin dhe motrat e Markinjos, e cila fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar.

Related posts

E PABESUESHME/ Ky është vendimi i UEFA-s për Ronaldon

Isa.Autor

LA LIGA/ Barça përjashton tre ish-lojtarë nga fanella e titullit

Sadik.Autor

PO KALON DITËT E FUNDIT TEK NICE/ 3 milionë euro për 17 ndeshje, Balotelli pranë “dashurisë së verës”

Delo.autor

Leave a Comment