Futboll Seria A Sport

BLERJET IDEALE TEK MILAN/ Leonardo bën listën e merkatos, synon tre lojtarët e Chelsea

Milani ka hyrë në bisedime me Chelsea për tre futbollistë: Cesc Fabregas, Gary Cahill dhe Andreas Christensen. Kështu raporton “Sport Mediaset”. Të tre kanë qenë jo zgjedhje të para për trajnerin e ri të bluve të Londrës, Maurizio Sarri, ndaj mund të joshen nga ideja për t’iu bashkuar kuqezinjve dhe pasur minuta aktivizim.

Ata shihen si kompensime ideale të treshes Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura dhe Mattia Caldara, të cilët janë dëmtuar dhe nuk mund të luajnë muajt e ardhshëm. Si pasojë e kësaj situate emergjente, Milani po kërkon përforcime.

Mësohet se Leonardo ka pasur një kontakt me Marina Granovskaia, së cilës i ka kërkuar nëse ekziston mundësia për ta lënë të lirë Cesc Fabregas, me spanjollin që i skadon kontrata në fund të sezonit, përpara qershorit. Me krahun e djathtë të Abramovic, drejtori i kuqezinjve ka folur edhe për Cahill dhe Christensen.

Në situatën e aktivizimit të paktë nga Sarri, lojtarët në fjalë do të ishin gati të pranonin kalimin te kuqezinjtë. E gjithë kjo ndodh, ndërsa negociatat vazhdojnë ta sjellin edhe Ibrahimovic në Itali. Suedezi, i cili ka folur mirë për Milanin dhe ka pranuar mundësinë e kthimit, i ka ndezur ëndrrat e tifozëve kuqezinj.

Related posts

“TË Q*FSHA MAMANË”/ UEFA dënon Arnautovic për ofendimin e Alioskit, ja vendimi që merr…

Delo.autor

INTERI NË FESTË/ Vrsaljko kërkon kalimin me çdo kusht tek zikaltrit

Isa.Autor

SEZON PËR T’U HARRUAR/ Portieri Strakosha pritet t’i nënshtrohet operacionit, ja sa rrezikon të mungojë tek Lazio…

Delo.autor

Leave a Comment