Futboll La Liga Sport

“BOMBA E DITËS”/ Barça frikëson Guardiolën, ofron 150 milionë euro për “yllin” Brazilian

Pavarësisht golave të shumtë të shënuar nga Barcelona këtë sezon, përveç Luis Suarez, askush tjetër nuk ka treguar cilësitë e një “vrasësi” që siguron një numër golash për ndeshje në vitet e fundit.

Sulmuesit vijnë e shkojnë, por pa sukses, ose thjeshtë nuk kanë vazhdimësinë që duhet për t’u përshtatur me skuadrën, sepse dallimi me të ashtuquajturit titullarë është i dukshëm dhe asnjë trajner nuk është i gatshëm të marrë përsipër rreziqe.

Uruguaiani 32-vjeçar, tashmë e ndjen ngarkesën e ndeshjeve të luajtura, si tek klubi ashtu edhe tek kombëtarja, ku është pikë kyçe e skuadrës, për këtë arsye Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi që ofron garanci dhe ka një të ardhme të madhe përpara.

Lojtari që ata kërkojnë ndodhet tek skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City. Ai është Gabriel Jesus. Braziliani është bërë një sulmues vdekjeprurës dhe në një kohë shumë të shkurtër ka lënë shenjë në Europë, kur kishte vetëm pak javë në skuadër ai tregoi personalitet dhe kualitet për të zënë vendin e Sergio Aguero.

Barcelona po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh për brazilianin, shumë që nuk duket e mjaftueshme për ta lënë të largohet një lojtar që Guardiola e sheh si pikë reference në zonë për një kohë shumë të gjatë.

Related posts

PAS KUALIFIKIMIT NË ÇEREKFINALE PËR “EURO 2020″/ Ylli Sterling: Ju tregoj dy lojtarët më të mirë të Anglisë

Delo.autor

Kagawa drejt rikthimit në Premier League

Sadik.Autor

SHKËNDIJA U SHPALL KAMPIONE/ Presidenti Duka uron: Shembull si duhet të funksionojë një klub

Delo.autor

Leave a Comment