Futboll Sport

MBAPPE MË I ÇMUARI, MESSI I GJASHTI/ Hysaj në “top 10” mbrojtësit e krahut

Kylian Mbappè është lojtari më i çmuar në botë. Kjo është zbuluar nga një studim i CIES Football Observatory, i cili përdor një algoritëm për të llogaritur vlerat e tregut nga roli që kanë në fushë. Sulmuesi i datëlindjes 1998, që luan me PSG, është i pari në rolin e tij si sulmues dhe në terma absolutë ka një vlerë të parashikuar prej 216.5 milionë euro.

Mbappé është pozicionuar edhe përpara bashkëlojtarit të tij, Neymar, i cili gjendet i treti, me një vlerë prej 197 milionë euro. Në vendin e dytë është Harry Kane, i cili vlerësohet 197.3 milionë euro.
Nuk gjendet në “top-10” emri i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, ndërsa Leo Messi është çuditërisht i gjashti, me një vlerë prej 170.6 milionë euro.

Para tij pozicionohet Salah dhe shoku i skuadrës, Coutinho. Në “top-10” e sulmuesve është gjithashtu Paulo Dybala, lojtari më i vlefshëm i Seria A, i vlerësuar me 155.6 milionë euro. Ndër portierët më të vlefshëm është Ederson i Manchester City, përpara Ter Stegen dhe Alisson. Gianluigi Donnarumma vjen pas tyre, me vlerën e 60.7 milionë eurove.

I vetmi italian tjetër, i përfshirë në “top-10”, në rolin e tij, është Jorginho, i dhjeti në mesin e mesfushorëve, me një vlerë prej 70.2 milionë euro. Në këtë rol, renditja komandohet nga Dele Alli (163.4 milionë euro) përballë De Bruyne dhe Pogba, të dy në shifra trefishe.

Nga mesi i lojtarëve të Seria A vlen të evidentohet prania e Skriniar. Ai është mes 10 mbrojtësve qendrorë më të vlefshëm në botë, ndërsa Cancelo dhe Hysaj janë përkatësisht të gjashtët dhe të shtatët në renditjen e mbrojtësve të krahut më të vlefshëm: me mbi 50 milionë euro secili.

Related posts

EUFORIA E TITULLIT TË SERIE A SHUHET SHPEJT/ Inter pranon problemet ekonomike, ja pse Conte ka dyshime…

Delo.autor

ZYRTARE/ RONALDO do vetëm “ZONJËN” e tij, vjen vendimi që LUMTURON tifozët

Isa.Autor

Kukësi bën detyrën në Lushnjë, golat e Gurit dhe Idrizit nderojnë verilindorët (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment