Futboll Kombëtarja Sport

BUZËQESH PANUCCI/ Dy muaj në “frigorifer”, LATIFI kthehet me GOL (VIDEO)

Sezoni i shkuar ishte një makth pa fund për Liridon Latifin, i cili u prit si superstar në Hungari, edhe për faktin se çmimi i paguar prej Akademisë Pushkash ishte tmerrësisht i lartë, rreth 1 milion euro, çka krijoi pritshmëri të tepruara.

Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare e ka nisur më mirë sezonin e ri, por sërish shumë larg asaj që pret ai dhe pritet prej tij. Katër ndeshje titullar në kampionat, por e fundit më 1 shtator, ndërsa që atëherë vetëm 17 minuta para pak ditësh në Debrecen, me ekipin e Latifit që lundron në vendet e fundit të renditjes.

Të mërkurën pak frymëmarrje për Latifin, sepse luajti 90 minuta në ndeshjen e kupës në transfertë ndaj modestëve të Dunaújváros, rival i kategorisë së tretë.

Akademia Pushkash fitoi 2-0 dhe që në minutën e pestë Latifi shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën, pas një lëvizjeje të bukur në hyrje të zonës kundërshtare. Më pas Latifi pati edhe disa raste të tjera për shënim, pa ia dalë mbanë, por gjithsesi goli i dytë sezonal është një çlirim për të, duke shpresuar që edhe në kampionat të luajë rregullisht.

Related posts

FUTBOLLISTI I KOMBËTARES ËSHTË PA EKIP/ Ivan Balliu shumë pranë transferimit në Angli tek klubi…

Delo.autor

9 FITORE E 1 BARAZIM ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer merr sinjalin e parë, ja detyra “ekstra” që i ngarkohet

Delo.autor

SARRI U ZYRTARIZUA TEK “ZONJA E VJETËR”/ Tifozët e Juventus nuk aprovojnë vendimin e klubit, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment