Futboll Sport

ÇFARË PO NDODH/ Infantino në kundërsulm për SKANDALIN: E prisja nga…

Ka replikuar numri 1 i FIFA-s, Xhani Infantino, për akuzat e publikuara së fundi në shtypin botëror në lidhje me skandalin e favorizimit të PSG-së dhe Mançester Sitit për “Fair-Play”-in financiar, si dhe për pagesën e klubeve të mëdha europiane,q ë të mos e krijon Superligën e Europës.

Pas publikimit të dokumenteve nga “Football Leaks”, kreu i FIFA-s, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, Infantono, e ka drejtuar gishtin te kundërshtarët “politikë” dhe ka akuzuar për përpjekje të tyre për të marrë drejtimin e organizmit që drejton futbollin botëror.

“Hetimi është bazuar në e-mail private të brendshme dhe informacione të tjera që janë marrë ilegalisht. Është shtrembëruar e vërteta për të krijuar kaos. Nuk është një surprizë që disa drejtues, të cilët janë hequr nga puna të përhapin zëra të pavërtetë. Jemi të ndërgjegjshëm se bëhet fjalë për persona që duan të zaptojnë FIFA-n,” – ka thënë Infantino.

“Në çdo rast, vazhdon më tej deklarata e tij, – asgjë nga ato që janë përhapur në media, nuk është thyerje e ligjit apo rregullores. Sot FIFA është në një pozicion tjetër në raport me 2015-ën. E dija që do të kisha të bëja me një opozitë të fortë, veçanërisht nga dikush që sot nuk përfiton asgjë nga sistemi, ku bënte pjesë më parë’.

Related posts

“LARGIMI I CONTES MË BEFASOI”/ Mbrojtësi Skriniar: Duam të fitojmë përsëri titullin kampion këtë sezon

Delo.autor

E BUJSHME/ Del në shitje lojtari i parë i Real Madridit për merkaton e verës…

Delo.autor

Oferta me “një mal me para” nga Kina, Iniesta “joshet” nga aziatikët

Sadik.Autor

Leave a Comment