Futboll Premier League Sport

GJITHMONË UNIKAL/ Murinjo: Nuk flas për titullin, kam nisur të kontrolloj…

Bornmëth-Mançester Junajtid do të jetë ndeshja, e cila do të hapë javën e 11-të të Premier Ligës, ku pa dyshim “Djajtë e kuq” kanë nevojë të fitojnë me çdo kusht për të mos rrezikuar që të largohen edhe më shumë nga katër skuadrat e para të renditjes. Pikërisht, kjo temë ndezi disi edhe konferencën e djeshme të Zhoze Murinjos.

“Ndeshja me Bornmëthin është shumë e rëndësishme për ne dhe shpresoj që lojtarët e mi ta kuptojnë rëndësinë e saj. Cila është forma jonë? Shumë e mirë besoj, madje kam nisur të kontrolloj edhe ‘Instagram’-et e lojtarëve të mi për të kuptuar ndjesitë e tyre, – bën shaka Murinjo, por që më pas ngryset disi në fytyrë. – Çfarë mendoj për luftën e titullit kampion? Si mund të flas unë për këtë temë, teksa ne, unë dhe lojtarët e mi jemi jashtë katërshes së parë.

Objektivi ynë është që të kthehemi pikërisht në zonën Champions sa më shpejt dhe ky do të jetë titulli ynë. Personalisht, duke bërë disa llogari në kokë dhe nëse gjërat ecin siç unë kam menduar të punoj me skuadrën, besoj se brenda Krishtlindjeve do të jemi mes katër skuadrave të parë dhe në këtë mënyrë mund t’i lejojmë vetes që të kalojmë festa të lumtura. Por, për të arritur deri aty, duhet të dalim me çdo kusht me tri pikë ndaj Bornmëthit”.

Related posts

Messi: Këta të tre mund të më sfidojnë mua dhe Ronaldo-n

Q.Autor

Analiza e Allegri/ Hysaj ishte fantastik, neutralizoi Mandzukic

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ MILANI për të shmangur TURPIN me GREKËT, Sevillan e kualifikon vetëm fitorja

Isa.Autor

Leave a Comment