Futboll Seria A Sport

MILAN-TORINO/ Trajneri Pioli kërkon triumfin edhe në Kupën e Italisë, Ibra rikthehet titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet duke filluar nga ora 20:45, ndeshja mes Milanit dhe Torinos, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Kupën e Italisë.

Skuadrat u përballën mes tyre edhe në fundjavë në ndeshjen e vlefshme për Serinë A, aty ku skuadra e Piolit triumfoi me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë do të kërkojnë triumfin edhe ditën e sotme, për të kaluar në fazën tjetër të Kupës. Pritet një ndeshje e luftuar në “San Siro” me skuadrat që do të kërkojnë triumfin.

Pioli ka bërë ndryshime të shumta në formacion për këtë ndeshje, teksa ka aktivizuar për herë të parë këtë sezon Mateo Muzakion në mbrojtje, i cili do të ndajë repartin e prapavijës me Romanjolin, Dalotin në të majtë dhe Kalulu në të djathtë, ndërkohë që në portë do të jetëq Tatarushanu. Lihet pushim Kesi, teksa në vendin e tij luan Kalabria, përkrahë Tonalit. Në majën e sulmit rikthehet titullar Ibrahimoviç, teksa pas tij qëndrojnë Leao, Diaz dhe Kastijeho.

FORMACIONET ZYRTARE:

Milan (4-2-3-1): Tatarushanu, Kalulu, Muzakio, Romanloli, Dalot, Kalabria, Tonali, Kastijeho, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimoviç. Trajner. S. Pioli

Torino (3-5-1-1): Milinkovic, Bremer, Nkulou, Buaxhiornio; Vojvoda, Segre, Rinkon, Lineti, Ansaldi, Gojak, Zaza. Trajner: M. Xhampaolo.

Related posts

E PAZAKONTË/ U zhduk nga “Fshati Olimpik” për një jetë më të mirë, mësohet fati i sportistit nga Uganda

Delo.autor

NUK KISHTE NDODHUR KURRË NË KARRIERËN E TIJ/ Ndalet rekordi i famshëm i Van Dajk

F.autor

PËRGATIT GODITJEN E PARË NË VERË/ Manchester United gati të paguajë klauzolën për super talentin…

Delo.autor

Leave a Comment