Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Plzen nderon Romën dhe Realin, Ajax arrin kualifikimin përmes MAKTHIT 

Ajax ka siguruar kualifikimin për në fazën e nokautit pas fitores 2-0 ndaj AEK Athens. Holandezët treguan superioritetin e tyre në kryeqytetin grek dhe tani mund të fërkojnë duart për shortin e fazës së nokautit. Pas një situate të tensionuar në shkallët e stadiumit, ku tifozët grekë kanë sulmuar ata të Ajax, ndeshja brenda fushës fliste për miqtë. Ishin ata që kishin dy mundësi të mira në pjesën e parë me Neres dhe Schone.

Edhe pas pushimit holandezët dominuan ndeshjen dhe mund të kishin shënuar golin e avantazhit në minutën e 63’ por fati nuk ishte me ta pasi Van de Beek godet shtyllën. Por dy minuta më pas erdhi goli i merituar. Pas një topi të prekur me dashje me dorë nga Marco Livaja, i cili mori kartonin e dytë të verdhë, Dusan Tadic nuk gaboi përballë portierit Vasilios Barkas. Goli zhbllokoi psikologjikisht miqtë që dyfishuan rezultatin në minutën e 72’ falë Tadic.

Plzen ka fituar ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League pasi ka mposhtur 2-1 CSKA Moscow. Me këtë fitore, Plzen i ka dhuruar kualifikimin Real Madridit dhe Roma-s, që luajnë pas pak. Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 10’ të lojës nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit. Ishte Nikola Vlasic ai që nuk gaboi duke mposhtur portierin Ales Hruska. CSKA vazhdoi të insistonte dhe ishte ekipi më i mirë në fushë, por nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë e krijuara.

Pas pushimit ndeshja ishte më e hapur pasi miqtë dolën përpara për të kërkuar golin e barazimit. Dhe ia arritën qëllimit në minutën e n56’ falë golit të Roman Prochazka. CSKA hidhet në sulm për të rimarrë avantazhin, por e pëson rëndë në minutën e 81’. Ishte Hejda ai që përmbysi rezultatin në Moskë duke i dhënë tre pikët e para të kompeticionit ekipit të tij.

Related posts

U SHPALLËN KAMPION TË ITALISË/ “Nuk mbahen” lojtarët e Inter-it, festojnë triumfin me tifozët jashtë stadiumit (FOTO)

Delo.autor

“DIVORC” MES HIGUAIN DHE JUVENTUSIT? Babai i lojtarit zbulon gjithçka

Delo.autor

E FUNDIT/ Bllokohet transferimi i KALINIC nga Milani tek Atletiko e Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment