Futboll La Liga Sport

DËMTIMI I RËNDË/ Ja mesazhi RRËNQETHËS i Thiago Alcantarës për yllin e BARÇËS

Emocionues, gati rrëqethës ka qenë mesazhi që Thiago Alcantara i ka dërguar përmes llogarisë së tij në “Instagram” vëllait të tij Rafinha, pasi mesfushori blaugran pësoi në dëmtim që i dha fund sezonit të brazilianit. Mëkat i madh për djaloshin që pasi kaloi një periudhë pozitive sezonin e kaluar te Inter, dukej se po niste të fitonte hapësira dhe një vend të rëndësishëm në planet e trajnerit Ernesto Valverde. Rafinha kishte regjistruar tetë ndeshje të aktivizuara dhe një gol në Champions League, pikërisht kundër Inter.

Tani Rafinha mund të mbështetet te familja e futbollistëve që patjetër kupton më së miri atë që po përjeton, duke i qëndruar pranë në mënyrën më të mirë të mundshme. Djali i Mazinho, kushëriri i Rodrigo të Valencia, por mbi të gjithë, vëllai i Thiago Alcantara të Bayern Monaco, Rafael Alcantara do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme për të cilën ka nevojë në këtë moment të vështirë. E dëshmon më së miri edhe postimi në Instagram i vëllait të tij, Thiago që publikon një foto të futbollistit të Barcelonës, me mbishkrimin: “Ne nuk fshijmë asgjë nga jetët tona. Çdo gjë, çdo gjë e vogël na ka bërë këta që jemi tani. Gjërat e bukura na mësojmë ta duam jetën, gjërat e shëmtuara që ta jetojmë”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Sheffield-Liverpool, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

RONALDO “SHFRENON” FANTAZINË/ Ja sa do të paguajë CR7 për një NATË në Londër me…

Isa.Autor

Ricciardo sheh titullin/ Botëror interesant, duhet vijueshmëri në rezultate

Sadik.Autor

Leave a Comment