Futboll La Liga Sport

ÇMENDET REALI/ PEREZ ofron 140 milionë euro për kampionin e botës, NUK është POGBA

Jo vetëm përforcime në sulm, por edhe në mesfushë, për të ndërtuar një ekip të balancuar në të gjitha repoartet. I këtij mendimi është trajneri Santiago Solari, që ka marrë drejtimin e skuadrës së Real Madrid pas shkarkimit të Julen Lopetegui dy javë më parë. Ndaj, trajneri i ri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit “merengues” që të sjellin në “Santiago Bernabeu” mesfushorin francez të Chelsea, NGolo Kante.

Për të realizuar këtë transferim skuadra spanjolle është gati të shpenzojë 140 milionë euro, shifër jashtëzakonisht e lartë, lajm që konfirmohet nga e përditshmja “Don Balon”, që i referohet burimeve brenda klubit. Trajneri Solari por edhe presidenti Florentino Perez mendojnë se Kante ka klasin për të marrë në dorë frenat e ekipit “merengues”, ndaj janë gati të bëjnë çmendurira për ta sjellë në Madrid.

 

Related posts

E PABESUESHME/ Ronaldo çudit tifozët, portugezi vendos të rikthehet në Madrid

Isa.Autor

Kroacia heroike përmbys rezultatin dhe dërgon Anglezët duarbosh në shtëpi (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Presioni nga tifozët, Tirana rikthehet në “Selman Stërmasi”. Ja kur do të luhet ndaj Kukësit

F.autor

Leave a Comment