Futboll Shqipëri Sport

MEMA NË HALL/ Tirana “zhytet” në Gjirokastër, Lufëtari fiton me përmbysje

Ka arritur të fitojë me përmbysje Luftëtari kundër Tiranës në shtëpi, duke marrë tre pikë pas fitores 2-1 ndaj bardhebluve. Është luajtur në Gjirokastër përballja mes Luftëtarit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 13 të Superligës. Të dyja ekipet vinin në këtë takim me synimin për të marrë tre pikët, duke sulmuar që në minutat e para në portat kundërshtare. Sinjalin e parë të rrezikshëm e japin vendasit me Milosavljev, që kërkon të nis Shkurtajn përpara, por që bllokohet nga Atinga. Më pasn janë miqtë që synojnë të shkojnë në portën kundërshtare, por pa arritur të bëjnë diçka korrekte.

Minutat ecin dhe loja bëhet më dinamike në mesin e fushës, teksa të dyja skuadrat gabojnë në ndërtimin e kasioneve. Tirana është disi më e qartë në atë që kërkon, por në vijën e parë të sulmit Sentamu nuk arrinë të krijojë dot hapësirat e nevojshme në mbrojtjen kundërshtare.

Në krahun tjetër Shkurtaj është më i padukshëm në zonën e Tiranës, por i rrezikshëm në momente kyçe. Të dyja skuadrat luajnë për minuta të tëra me topa të gjatë, duke shpërdoruar dhe mundësi konkrete. Ndërsa mundësi e shkëlqyer i jepet Tiranës në minutën 36`, me Sentamu që merr një top nga krahët dhe gjuan fuqishëm duke mposhtur portierin e vendasve. Pas këtij momenti nuk ka më histori, pasi me rezultatin 0-1 në favor të Tiranës, skuadrat shkojnë në pushimin mes dy pjesëve.

Me rinisjen e lojës vendasit synojnë vendosje n e barazpeshës në fushë. Nuk vonon shumë dhe momenti i golit vjen, pasi Doka pengon brenda zonës Xheksonin dhe për gjyqtarin Hamiti ka penallti. Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë duke vendosur barazpeshën në shifrat 1-1 në minutën e 50` të sfidës. Më pas Tirana rihidhet sërish në sulm për të kërkuar avantazhin.

Greca duket në ditën e tij më të mirë, pasi ndërmerr disa aksione të rrezikshme, por është portieri Ruçi ai që e ndal disa herë, duke i mohuar golin. Tirana dominon lojën, por të besuarit e Mezanit kanë fatin me vete sot, duke mos lejuar pësimin e golave të tjerë, por në minutën e 88` arrijnë të gjejnë rrjetën me anë të Dungës.

2-1 për Luftëtarin që me këto tre pikë shkon në kuotën e 13 pikëve në kampionat, ndërsa Tirana mbetet me 10 pikë dhe zbret në vendin e tetë.  Pas kësaj sfide skuadrat do të kenë pak kohë pushim, për shkak të ndeshjeve të kombëtares, ndërsa menjëherë në kthim, Tirana pret në Skënderbeun ndërsa Lufëtari luan kundër Teutës.

Related posts

TRAJNERI CONTE KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Ja 2 bomberat që po ndjek Inter në merkato…

Delo.autor

SHKËLQEJNË TUCI DHE MUÇI/ Shpresat dhurojnë spektakël në pjesën e parë ndaj Apolonisë

Delo.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Përballje titanësh në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment