Futboll Sport

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA/ Mesfushori Wajnaldum: T’u tregojmë të gjithëve se kush jemi

Me 9 pikë në 3 ndeshje, Hola nda mbylli ditën e djeshme me pikë të plota Grupin C, por kapiteni Xhorxhino Vajnaldum e di që provat e vërteta duhet ende të vijnë:

“Nuk kemi përpara shumë ndeshje si kjo e sotmja (djeshmja). Tani duhet t’u tregojmë forcën edhe kombëtareve të tjera”. Pra, mesfushori e di që skuadra e tij do të sfidohet vërtet vetëm në fazën me eliminim direkt. “Ja përse është e vështirë të luajmë gjithmonë me këtë rendiment.

Jemi paraqitur mirë, me 9 pikë në 3 ndeshje, – ka vijuar Vajnaldum. – Në një ndeshje si kjo duhet të marrësh maksimumin nga vetja, të mbetesh i përqendruar dhe të përsërisësh paraqitjet e mëparshme.

Të gjithë mund të shikonin që ishim pak më të lehtë, herë tjetër duhet të përshkojmë më shumë kilometra. Këtë radhë luajtëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe nuk patëm shumë rreziqe.

Por, kjo mund të ndodhë edhe në ndeshje të tjera dhe atëherë situata do të jetë ndryshe”. Vajnaldum është shprehur i lumtur edhe për kontributin e Malenit, i cili u preferua në vendin e Vegorst përkrah Depajit:

“Është një rrezik i madh për kundërshtarët. Kjo më jep edhe mua dhe Memfisit më shumë hapësira. Normalisht është diçka pozitive kur në skuadër shtohet një lojtar me cilësi të mëdha: me Donjelin kemi një të tillë.”

Related posts

Lazio-s i vidhen 2 milionë euro, por…

Sadik.Autor

WILLIAN TREGOHET I SINQERTË/ Po të qëndronte Conte tek CHELSEA do të isha…

Isa.Autor

SERIE A NË “EURO 2020″/ Më të dobëtit dhe më të mirët deri më tani, shkëlqen Ronaldo dhe Lukaku

Delo.autor

Leave a Comment