Futboll Sport

ÇMENDURI NË UDINESE/ Milani fiton në sekondat e fundit falë Romagnolit (VIDEO)

Milani ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme si mysafir ndaj Udinese në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Ndeshja ishte pa gola deri në fund të takimit, ku kapiteni i kuqezinjve shënoi një gol të vonshëm për t’ia siguruar tre pikë të arta skuadrës së tij, raporton Gazeta Express.

Gjatë tërë ndeshjes kishte raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat, mirëpo goli nuk erdhi deri në minutën e 96’.

Pas një topi të fituar nga djelmoshat e Gattusos në mesin e fushës, me një kundërsulm arriti ta shënoj golin e fitores ku u nevojit ndërhyrja e VAR-it për ta konfirmuar golin.

Me këtë fitore Milani mbetet në pozitën e katërt në renditje me 21 pikë.

 

Related posts

DEKLARATA/ Felipe Melo: Ndërhyrja kundër Robben më kushtoi marrëveshjen me Real-in

Delo.autor

Mourinho ofron Pogba për yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ SASSUOLOS/ Allegri mbyll çështjen “Dybala”, “harron” Championsin për…

Delo.autor

Leave a Comment