Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Interi kurrë 3 gola “italianë” që nga 2012-a

Interi fitoi ndeshjen me pesë gola për herë të parë në Serinë A që nga marsi, kundër Sampdorias.

– Herën e fundit që Interi shënonte tre gola në Serinë A me lojtarë italianë ka qenë në janar të 2012-ës kundër Parmës (rrjeta të Tiago Motës, Pacinit dhe Faraonit). Sakaq, dy gola “italianë” (Galjardini e Politano) brenda 20 minutash Interi nuk i regjistronte që nga 1996-a: në atë kohë Branka e Karbone ndëshkonin Padovën.

– Interi zbriti në fushë me formacionin titullar më të ri në moshë në edicionit 2018-’19 të Serisë A (26 vjeç e 219 ditë).

– Zikaltrit kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit kundër Xhenoas në kampionat, duke mbajtur portën të paprekur në katër më të fundit.

– Interi është skuadra që ka pësuar më pak gola gjatë pjesës së parë në këtë kampionat (një), ndërsa Xhenoa ajo që është ndëshkuar më shumë (14).

– Zhoao Mario ka shënuar dhe shërbyer një asist (dje pasimet-gol ishin dy) brenda së njëjtës ndeshje për herë të parë në Serinë A. Herën e fundit kur mesfushori portugez regjistronte një asist në Ligën Superiore italiane ka qenë në shtator 2017, pikërisht në “Meazza” kundër Xhenoas.

Related posts

ZBULOHET DATA E TRANSFERIMIT/ “El Chiringuito”: Është vendosur data për firmën e Mbappe me Real Madrid

Delo.autor

LIVERPOOL-MILAN/ Kapiteni Henderson: Një natë europiane në “Anfield” me tifozët, zbulova se…

Delo.autor

Werner refuzon Leipzig, gati për një skuadër të madhe

Q.Autor

Leave a Comment