Futboll La Liga Sport

Copa Libertadores/ Spektakël në Boca-River, barazimi ME GOLA lë gjithçka të hapur

Barazmi 2-2 mes Boca Juniors dhe River Plate ka lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “Monumental”. Ashtu siç pritej, ndeshja ishte fantastike nga minuta e parë e deri tek e fundit. Loja u zhvilluar përpara syve të një publiku të çmendur pas ekipit të tyre dhe kjo padyshim që i shtoi emocionin finales.

Mbase edhe për shkak të presionit të madh të të luajturit përpara një stadiumi të mbushur plot e përplot, Boca nuk e nis mirë ndeshjen teksa River arrin të krijojë dy mundësi shumë të mira në 15 minutat e para të ndeshjes, por nuk arrin t’i shfrytëzojë si duhet pasi duhet të kishte bërë të paktën një gol me rastet e Pratto dhe Borre.

Dhe në minutën e 34’ Boca, me rastin e parë në zonën kundërshtare, arrin të shënojë golin e avantazhit me anë të Abila-s. Por avantazhi i vendasve zgjati vetëm një minutë pasi menjëherë në aksionin pasardhës miqtë barazojnë rezultatin me Pratto-n.

Pas golit River ka dy mundësi të tjera për të marrë avantazhin, por i shpërdoron dhe ndëshkohet në minutat shtesë të pjesës së parë me golin e Cano-s me kokë.

Pas pushimit River nuk humb shpresat dhe gjen golin e barazimit për të dytën herë në minutën 61’ me autogolin e Izquierdoz. Pas golit të barazimit, Boca luan më mirë dhe kontrollon lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Gjithsesi mundësitë për të shënuar mungojnëpërveç rastit të minutatve të fundit që duhet të ishte bërë gol nga vendasit. Një barazim që lë gjithçka të hapur për raundin e dytë.

Related posts

PRAPASKENA/ Naby Keita zbulon pse zgjodhi Liverpool përpara Bayern Munchen

Isa.Autor

DRIDHET INTERI/ NUK KA RINOVUAR: ICARDI konfirmon të ARDHMEN pas eliminimit nga CHAMPIONSI

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Aubameyang shpëton Arsenal nga turpi, Everton “kthehet” në Europë. Leeds fiton me “MANITA”

Delo.autor

Leave a Comment