Futboll Premier League Sport

PLAS KEQ TEK MAN CITY/ I pakënaquri Guardiola “SHERR” me Sterling pas fitores së derbit

Feston “Etihad”, edhe pse e nis këngën vetëm pas golit të realizuar nga Gundogan, sepse kundër këtij United më mirë të presësh vërshëllimën e fundit, ose më mirë një avantazh të thellë, përpara se të gëzosh. Por statistikat e derbit të Manchester, të hipotekuar nga City me rezultatin 3-1, flas qartë. Të gjitha shifrat janë në favor të skuadrës së Guardiola, përjashtuar statistikën e ndërhyrjeve të gabuara. Por fitorja dhe dominimi nuk i kanë mjaftuar trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, që në përfundim të ndeshjes të festojë me skuadrën dhe tifozët.

Përkundrazi, tekniku spanjoll ka shkuar dhe ka ndalur yllin e skuadrës së tij, Raheem Sterling. Një përballje aspak e qetë ajo mes të dyve në sy të publikut dhe kamerave. Në fakt, në Angli Sterling është etiketuar si një futbollist që parapëlqen shfaqjen me tendencën për të bërë spektakël, më shumë se për të ndihmuar skuadrën. Kështu, teksa të gjithë futbollistët e tij festonin, katalanasi shtrëngoi dorën me anglezin dhe menjëherë nisi një debat. Nga pamjet e filmuara nga kamerat duket se Sterling nuk vlerëson pozitivisht komentet e trajnerit, dhe Guardiola menjëherë përpiqet ta qetësojë me mënyrën e tij, duke i dhënë disa përqafime, ndaj të cilave vetë numri 7 i Manchester City tenton të shmanget. Xixa mes trajnerit dhe futbollistit që duket se u kanë pëlqyer tifozëve, që kërkojnë gjithmonë diçka ndryshe nga skuadra e tyre.

 

Related posts

HUMBI NDAJ BARCELONËS/ Ja çfarë thotë Klopp: Ne kontrolluam…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Hidhet shorti për fazën e 1/8. “Zikaltërit” dhe Napoli evitojnë… (FOTO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Raundi i dytë, “Demat” e Partizanit përplasin brirët me skuadrën e 5 shqiptarëve

Delo.autor

Leave a Comment