Futboll Seria A Sport

“ME MILAN NË CHAMPIONS DO LUAJA GRATIS”/ Holandezi De Jong: Ndaj Juventus fitojmë…

Pasi identifikon te De Rosi e Kielini dy rivalët më të frikshëm të aventurës së tij italiane, Najxhel de Jong pranon të flasë për temat më të nxehta të Milanit.

Prej dy vjetësh luan në Katar me Al Shahanian, por nuk do ta refuzonte një rikthim në Europë, edhe pse 36 vjeçar. Milani në majë të listës së dëshirave për të mbyllur ndoshta karrierën, por edhe për një të ardhme si trajner në rang ekipesh moshash.

DASHURIA PËR MILANIN – “Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë. Jam hollandez, kam parë të luajnë Rajkard, Van Basten dhe Gulit. Milani do të jetë gjithmonë në zemrën time. Më vjen keq që nuk fitova asnjë trofe. Ishte një periudhë tranzitore, por kam kujtime të mira”.

JUVE-MILAN – “Milani do të fitojë, natyrisht. Juve ka Cristiano Ronaldon dhe shumë lojtarë cilësorë, por ata nuk janë skuadra e dikurshme. Cikli i tij ka mbaruar”.

DONARUMA – “Ishte 16 vjeç dhe që atëherë shumë i fortë. Si tifoz i Milanit shpresoj që të qëndrojë. E di se ka disa probleme ekonomike në lidhje me rinovimin, por ai duhet të bëhet një flamur. Si Bufon për Juven. Pa një bazë solide të lojtarëve të rinj dhe të talentuar, nuk fitohet”.

SI TRAJNER – “Ndoshta do të pranoja të punoja si trajner për ekipet të rinjve kuqezi. Nuk i dihet. Italia është një vend që e dua”.

RIKTHIMI SI FUTBOLLIST- “Nëse Milani shkon në Ligën e Kampionëve, thjesht duhet të më telefonojnë. Nuk është çështja parash, pasi do të kthehesha menjëherë. Unë dhe Ibra së bashku në Evropë do bënim namin”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Çfarë simptoma kanë pasur futbollistët e infektuar me COVID-19

Delo.autor

MILAN KTHEHET 21 VITE MBRAPA/ Sulmuesi Rebic pas Haaland dhe Lewandowski!

Delo.autor

I FRYMËZUAR NGA STAMBOLLI/ Ja topi i ri i Championsit që do të përdoret në ndeshjet kualifikuese (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment