Futboll La Liga Sport

Nuk e ka për MESSIN/ Valverde: Shumë i rëndësishëm në ndeshje të rëndësishme

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, përshëndeti paraqitjen e mirë të Arthur në ndeshjen e së mërkurës, në Ligën e Kampionëve, në suksesin bindës ndaj Tottenham. Katalanasit i dhanë fund ciklit prej tri sfidash radhazi pa fitore, duke mundur “Spurs” me rezultatin 4-2 në “Wembley”.

Trajneri blaugrana ishte i shpejtë për të nxjerrë në pah ndikimin e Arthur, i cili erdhi nga Gremio për sezonin 2018-2019 dhe është krahasuar me ikonat e Barcelonës, Xavi dhe Andres Iniesta. “Jam i lumtur me të, kjo është ajo që duhet të bëjë, – tha Valverde për “beIN SPORTS”, duke iu referuar performancës së 22-vjeçarit, pas fitores që e vendos Barçën me pikë të plota, bashkë me Interin, në krye të Grupit B.

– Arthur ka disa cilësi, që na sjellin dobi. Ai plotëson shumë pasime, është e vështirë t’ia heqësh topin. Ishte një lojtar i rëndësishëm në një ndeshje të rëndësishme. Ne luajtëm një lojë të mirë dhe patëm mundësi të rrisim epërsinë. Nuk duhet të vuajmë aq shumë, por kjo është Liga e Kampionëve”.

Megjithëse Arthur e impresionoi trajnerin e tij, ish-mesfushori i Gremio theksoi ndikimin e Messit dhe i bëri jehonë vlerësimit të Philippe Coutinho, se ylli i Argjentinës është lojtari më i madh ndonjëherë: “Është e mahnitshme se çfarë bën ai. Gjërat e jashtëzakonshme janë rutinë për Messin. Ai është lojtari më i mirë në histori, jam shumë i lumtur që luaj përkrah tij dhe mësoj. Ishte një ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë të luash kundër Tottenhamit”.

Kapiteni i Barçës u sulmua nga Valverde për barazimin e skuadrës së tij me Athletic Bilbao në La Liga, por ishte në formë mahnitëse kundër Tottenhamit: “Ai vjen nga një “hat-trick” kundër PSV. Sonte ka shënuar dy gola. Messi është i lumtur dhe lumturia e tij është shumë e mirë për ne”.

Related posts

SILVINJO DEBUTON NË “AIR ALBANIA”/ Shqipëria kërkon vetëm tre pikët kundër Moldavisë

F.autor

“NE DO TË VAZHDOJMË ME KËTË RITËM”/ Flet trajneri Cungu: Dalim me objektivin që…

Delo.autor

“BUZËQESH” INZAGI/ Blerja e madhe e janarit rikthehet të stërvitet në grup

Delo.autor

Leave a Comment