Futboll La Liga Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona-Bayern Munich do të gjykohet nga… armiku i Messit

Ne e dimë tashmë emrin e gjyqtarit të Barcelona-Bayern Munich. Për këtë ndeshje çerekfinale të Champions-it, UEFA ka zgjedhur një nga gjyqtarët më të mirë në botë. Fjala është për Damir Skomina. Slloveni bëri drejtësi në finale e fundit të Ligës së Kampionëve, që u luajt vitin e kaluar në “Wanda Metropolitano” mes Liverpool dhe Tottenham. Në vitin 2017 gjykoi edhe finalen e garës së dytë të madhe kontinentale, atë të “Europa League”, midis Ajax dhe Manchester United.

Hera e fundit kur Skomina ka gjykuar një ndeshje të Ligës së Kampionëve ishte më 2 tetor 2019, mes katalanasve dhe Interit në “Camp Nou”, që përfundoi me fitoren 2-1 për vendësit. Ky gjyqtar e ka drejtuar pesë ndeshje në total Barçën deri më tani, me një rekord prej katër fitoresh dhe një humbjeje. Pikërisht në ndeshjen kundër Chelsea kemi parë një nga momentet kur Leo Messi ka qenë më i tensionuar.

Gjatë pjesës së parë, kamerat kapën episodin kur Leo i tha sllovenit që të mos sillej keq me të, meqë argjentinasi nuk e kishte respektuar kurrë dhe e konsideron “armik” të tij. Skomina do të ndihmohet në VAR nga italianët Massimiliano Irrati dhe Marco Guida. Arbitri i katërt do të jetë portugezi Artur Dias.

Related posts

PASUESI I MODRIC/ PEREZ do me çdo kusht “MAGJISTARIN” e Premier League

Isa.Autor

“KUPA ËSHTË E JONA”/ Leao: Fitorja me Interin na dha adrenalinë, Milani do të bëjë më shumë se kaq

Delo.autor

E TRISHTË/ U VRA nga HAJDUTËT, medalistit olimpik i jepet lamtumira

Isa.Autor

Leave a Comment