Futboll Shqipëri Sport

DISFATA ME SKOCINË/ Shehi: Mos harroni Brazilin, nuk duhet të kishim objektiva. Jemi ekip…

Trajneri i Skënderbeut dhe ish-portieri i Kombëtares, Orges Shehi i ftuar në emisionin “Fair Play”, është shprehur se trajneri Panuçi guxon shumë dhe vetë ai nuk do të kishte kaq guxim.

“Kombëtarja ka qenë në periudhën më të mirë të asaj kohe dhe futbollistët kanë qenë më të pjekur. Kanë dhënë maksimumin. Nuk e di çfarë po ndodh tani por atë kohë ne vetëm qëndronim bashkë dhe ishte e vështirë shumë që të na shënoje gol.

Mungesa e komunikimit? Nuk e di se në çfarë këndvështrimi e ka thënë ai, por unë jam shkëputur dhe nuk e di si është brenda grupit situata. Komunikoj me shokët edhe kur janë në kampionatet e tyre. Me Berishën kam qëndruar 6 vite në dhomë dhe kam marrëdhënie të veçantë. Kam komunikim, por jo me të gjithë.

Në fillim desha të thoja që nuk është humbje e turpshme, pasi Brazili humbi 1-7 në shtëpi nga Gjermania. Skocia nuk është skuadër për t’u nënvlerësuar pasi ne nuk jemi skuadër që mund të nënvlerësojmë. Ata kanë futbollistë që luajnë në Angli. Si shkoi situatat dje, mbaroi gjithçka pas kartonit të kuq. Shqipëria guxoi shumë dhe me një lojtar mangët sulmonte dhe pastaj pësuam gola të tjerë. Nuk duhet parë gjithçka zi. Jemi në 2 vite tranzicion dhe ky kompeticion, nuk duhet të kishte objektiv.

Mesa e kam ndjekur kombëtaren, kam kuptuar se ai guxon dhe do sulm, kurse unë nuk do të guxoja, ndërsa ai do lojë sulmuese, pavarësisht a i binden apo jo. Formacioni zgjidhet në bazë të lojtarëve që ke dhe i sheh gjatë javës. Kombëtarja është më ndryshe dhe trajneri ka informacion me të gjithë. Ne nuk e dimë tamam sa minuta kanë lojtarët dhe trajnerët mundohen të hedhin më të mirët. Edhe gabojnë ndonjëherë”, u shpreh Shehi.

Related posts

“Befason” ylli i Ajax-it, firmos për 5 vite me Bolonjën

Sadik.Autor

TRANSFERIMI HISTORIK/ Hazard zgjedh numrin te Reali, heq dorë nga 10-shi

Delo.autor

VIDEO/ Këngë dhe flamuj, tifozët shqiptarë mbërrijnë në Varshavë, krijojnë atmosferë elektrizuese

F.autor

Leave a Comment