Futboll La Liga Sport

“DRIDHET EUROPA”/ REALI do të formojë një TRESHE TË FRIKSHME në sulm

Florentino Perez është në pritje të merkatos. Presidenti madrilen ndihet përgjegjës për faktin se ekipi po jep shumë pak pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Siç thuhet brenda klubit, ai nuk e priste që ekipi të varej kaq shumë nga CR7. Një realitet që dihet tashmë dhe që supozohet se do të korrigjohet sezonin e ardhshëm.

Perez dëshiron ta rindërtojë Real-in dhe veçanërisht tredhëmbëshin e sulmit: Benzema është drejt largimit, Bale po ashtu dhe nëse vjen një ofertë e mirë për Marco Asensio, do të dëgjohet.

Sipas spanjolles “Don Balon”, Florentino kërkon të bashkojë tre lojtarë për sulmin e Real Madrid sezonin e ardhshëm: Neymar, Harry Kane dhe Rodrygo ose Vinicius.

Një sulm ëndrrash, që do të kthente frikën tek kundërshtarët.

Related posts

Notat e lojtarëve: SPAL 1-1 Inter, dështojnë Icardi dhe Miranda (FOTO)

Q.Autor

Blerja e bujshme e Liverpool mund të jetë ylli i Milan

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN ME LAZION/ Strakosha në “Top 20”, ngritje për portierin kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment