Futboll Sport

HUMBJE ZHGËNHYESE PËR SHKËMBIN/ Teuta “shkërmoqet” në Letoni, tani i duhet një…

Një humbje zhgënjyese për Teutën e Bledi Shkëmbit, e cila është mposhtur me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj letonezëve të Ventspilsit, në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës.

bandicam 2019-07-11 18-17-40-104

Vetëm 5 minuta iu mjaftuan vendasve për të gjetur rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Sergeiçuk, i cili godet bukur brenda zonës, duke kaluar në avantazh të tijët. Pavarësisht përpjekjeve të shumta në pjesën e parë, durrsakët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

 

 

teuta

Ndërkohë në pjesën e dytë, rastet për skuadrën e Shkëmbit ishin me pikatore. Letonezët arritën të shënonin 2 herë të tjera me anë të Ulimbasevs në mkinutën e 78 dhe Tosin në të 88-tën.

bandicam 2019-07-11 17-10-38-574

Me këtë humbje, “djemve të detit” iu duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit në Durrës për të synuar kualifikimin për më tej.

Related posts

DEKLARATA/ Felipe Melo: Ndërhyrja kundër Robben më kushtoi marrëveshjen me Real-in

Delo.autor

Presidenti Ilir Meta pret kampionin e Europës, mbështetje peshëngritjes!

Sadik.Autor

JUVENTUS SFIDON LIVERPOOL/ Gati t’i “rrëmbejë” 18-vjeçarin objektiv për mbrojtjen

Isa.Autor

Leave a Comment